Flash

Homazhe për Klodian Tanushin, shpallet "Dëshmor i Atdheut"

Lapsi.al 16 May 2019
Homazhe për Klodian Tanushin, shpallet "Dëshmor i Atdheut"

Kanë nisur në ambjentet e muzeut kombëtar homazhet në nder të majorit Klodian Tanushi, i cili humbi jetën në "Camp Adazi" të Letonisë, pas shpërthimit të një mine.

Familjarë, të afërm e miq, por edhe personalitete të larta shtetërore nderojnë për herë të fundit majorin që vdiq në krye të detyrës.

Pas ceremonisë, trupi do të lëvizë sipas ceremonialit ushtarak përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t'u dërguar më pas të prehet pranë dëshmorëve të FA, pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.

Komisioni Qëndror i Statutit “Dëshmor i Atdheut”, nën drejtimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, e shpall major Klodian Tanushin, i rënë në krye të detyrës, “Dëshmor i Atdheut”. Më pas ai do të pëcillet për në banesën e fundit tek “Varrezat e Dëshmorëve”.

“Këshilli i Ministrave nderon major Klodian Tanushin, i cili ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni, duke e shpallur ditën e enjte, datë 16 maj 2019, ditë zie kombëtare”,- thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Shpërthimi i një mine në kampin “Adazi” të Letonisë u mori jetën dy ushtarakëve shqiptarë, Zarife Hasanaj dhe Klodian Tanushit, i cili ishte komandant i kontigjentit shqiptar. Major Tanushi ndërroi jetë katër ditë pas ngjarjes së rëndë në një nga spitalet e Letonisë për shkak të lëndimeve të shumta.

Pak javë me parë, kontigjenti shqiptar fitoi garën e zhvilluar në bazën ushtarake Camp Adazi si ekipi me i mirë në vrap. Fotoja me kupën e fituar dhe që e mban në dorë majori i ndjerë Klodjan Tanushi, i përket pikërisht asaj dite.

 

Të këshilluara

Deputetët e rinj që betohen sot në Kuvend

Në ndryshim nga seancat e kaluara sot në parlament, pritet të bëjnë betimin deputetë nga opozita ashtu edhe nga maxhoranca. Nga radhët e opozitës, do të jenë Ha...

10:18

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI