Flash

Fotot që tronditën shqiptarët, Prokuroria Speciale në Kosovë nis hetimet ndaj ushtarëve serbë

Lapsi.al 16 May 2019
Fotot që tronditën shqiptarët, Prokuroria Speciale në

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njoftoi se do të hapë hetime për dhunimin e një 35 vjeçare nga forcat serbe, për të cilin dëshmoi sot në seancën e Kuvendit, deputetja Flora Brovina duke publikuar një fotografi.

Përmes një komunikate për medie, prokuroria informon se do të ftohet deputetja Brovina për dhënien e informacionit lidhur me viktimën për të cilën ajo pohon se është e gjallë, si dhe, dorëzimin e fotos dhe dëshmive që ajo pohon se i ka lidhur me këtë rast dhe raste të tjera.

Më tej Prokuroria Speciale njofton ” vetëm pas publikimit të fotos nga deputetja Brovina e ka kuptuar për ekzistencën e kësaj dëshmie, pasi që deri me tani për një fotografi të tillë nuk kemi pasur informata, as nga deputetja Brovina e as nga dikush tjetër”.

Ndër të tjera përmes këtij njoftimi, Specialja fton të gjithë ata që kanë dëshmi të ndryshme, si video, fotografi apo edhe dëshmi tjera të cilat mund të jenë të rëndësishme për identifikimin e kryerësve të mundshëm të veprave penale që lidhen me krimet e luftës, t’i dërgojnë në Prokurorinë Speciale, pasi që sipas tyre në një shtet ligjorë provat dhe dëshmitë për krimet të pretenduara dorëzohen së pari në prokurori apo polici e jo përmes medieve apo gjatë debateve parlamentare.

Të këshilluara

Reshjet e shiut, përmbytet Fieri

Reshjet intensive të rëna gjatë kësaj të enjteje në Fier kanë përmbytur disa akse rrugore. Pamjet tregojnë se segmenti Fier-Patos është tashmë nën pushtetin e u...

18:25

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI