Një ditë pasi Lulzim Basha akuzoi Elisa Spiropali për përfshirjen në dosjen e drogës së Xibrakës, ka reaguar ministrja, e cila nga foltorja e parlamentit u shpreh se s’ka asnjë lidhje me dosjet kriminale.
“Dje Basha më përmendi emrin mua, Gjylametin dhe pastaj shtoi retorikë po të pa mend edhe gratë e tjera se nuk di edhe të flasë, na vendosi edhe dosje në krah. Ky është klloun që gajas dynjanë. Tani do të merret edhe me gratë të gjitha me radhë. I them se ne kemi po aq lidhje me krimin sa ka ai me të qenit lider” tha Spiropali.