Flash

Denoncimi tekBerisha/ Kandidati i PS në Kuçovë tenton vetëvrasjen pasi kishte paguar 150 mijë euro tek Ermonela Felaj

Lapsi.al 16 May 2019
Denoncimi tekBerisha/ Kandidati i PS në Kuçovë tenton

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan në rrjetet sociale se kandidati i PS në Kuçovë, Syhbi Shehu, ka tentuar vetëvrasjen pasi kishte paguar 150 mijë euro, ndërsa më pas i është hequr emri nga gara. Sipas denoncimit të “Qytetarit Dixhital”, Shehu i ishte premtuar në këmbim të 150 mijë eurove, të cilat janë paguar te Ermonela Felaj thuhet në denoncim, se do ta shpallnin kandidat të Partisë Socialiste në Bashkinë e Kuçovës. Por kjo gjë nuk ka ndodhur dhe sipas Berishës ai ka tentuar të vrasë veten tek liqeni Goraj në Kuçovë.

Ish-kryeministri shton gjithashtu se Shehut ia vendosën emrin vetëm për dy orë dhe më pas ja zëvendësuan me atë të Kreshnik Hajdarit, i cili po ashtu sipas ish-kryeministrit ka paguar 150 mijë euro.

Statusi i Berishës

Drejte vetevrasjes kandidati tre oresh i PS per bashkine e Kuçoves!

Kishte paguar 150 mije euro ndrikull Felajt!

Denoncon qytetari dixhital. Lexoni mesazhin e tij. sb

Pershendje Doktor. Dua tju informoj per nje ngjarje qe ka ndodhur ne kucove dy kandidat per kryetar bashkie te ketij rrethi, kan paguar tek Ermonela felaj nga 150 mij euro per ti perzgjedhur emrin tek Kryeministri. Sybiu shehu, para dy ditesh tentoj vetvrasjen ne liqeni gorajt rethi kucove, nga zhgenjimi qe mori nga Ermonela felaj ku humbi dhe 150 mij euro sepse emrin ja vuri vetem per dy ore sa u tha ne media dhe pasaj ndryshoji me perzedhjen e kanditatit tjeter ushtarit me te besuar Kreshnik hajdari ku dhe ai ka paguar 150 mij euro. Informacion i sigurt nga burime te sigurta brenda njerzve te afert. Te lutem publikoje. Gjith te mirat.

Të këshilluara

Reshjet e shiut, përmbytet Fieri

Reshjet intensive të rëna gjatë kësaj të enjteje në Fier kanë përmbytur disa akse rrugore. Pamjet tregojnë se segmenti Fier-Patos është tashmë nën pushtetin e u...

18:25

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI