Flash

Akuzohej si bashkëpuntor për vrasjen e Devi Kasmit, lirohet Mario Meshini

Lapsi.al 16 May 2019
Akuzohej si bashkëpuntor për vrasjen e Devi Kasmit, lirohet Mario

Ndryshohet masa e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje nga Gjykata e Tiranës për Mario Meshinin, i akuzuar si bashkëpuntor në vrasjen e Devi Kasmit.

Meshini ka kërkuar lirimin nga burgu edhe më parë, duke pretenduar se nuk ka patur lidhje me ngjarjen. Pas disa muajsh qëndrimi në qeli, Gjykata e Tiranës ka vendosur sot që ta lërë të lirë.

Meshini akuzohet për moskallëzim krimi. Ai u arrestua më 30 janar të vitit 2018, pasi nuk kishte denoncuar vrasjen e Kasmit.

41-vjeçari Devi Kasmi u vra më 29 janar të këtij viti në derën e shtëpisë së tij. Ai u qëllua disa herë me pistoletë në kokë dhe trup. Si ekzekutues është i pandehur shtetasi grek Eftimiu Eftimius, 49 vjeç.

Kasmi u qëllua disa herë me pistoletë në kokë dhe trup. Si porositës i vrasjes nga policia dyshohet të jetë Domart Konjari, i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare dhe franceze.

Vrasja dyshohet të ketë ndodhur për prishje të pazareve të kokainës në Francë dhe Spanjë. Edhe gjatë kontrollit të banesës së Kasmit u gjet 3 kilogramë kokainë, 300 gramë drogë LSD dhe një armë automatike.

Të këshilluara

Thaçi: Të dënohet gjenocidi serb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka cilësuar si punën më të mençur që mund të bëjë Kuvendi, krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb, të iniciuar nga krye...

15:53

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI