Trupi i 55-vjeçarit Arben Shaqiri që u mbyt tre ditë më parë në lumin e Bistricës në Sarandë është gjetur.
Mësohet se pas tre ditësh kërkime, sot rreth orës 10:15 polumbarët e RENEA-s kanë gjetur trupin e 55-vjeçarit. Arben Shaqiri dyshohet se u mbyt aksidentalisht.
Sipas burimeve policore, trupi është gjetur rreth 300 metra larg nga vendi i mbytjes.
Shaqiri, banor rom i fshatit Çukë, bashkia Sarandë, u mbyt i cili duke tentuar të kalonte shkurt lumin me anë të një tubi. ©Lapsi.al