Flash

Koncerti i Kanye West kthehet në skandal europian/ EDP kritikon Ramën për 4 mln eurot

Partia Demokratike Europiane (EDP) ka reaguar lidhur me vendimin e bërë publik nga kryeministri Edi Rama për financimin me rreth 4 milionë euro të koncertit të reperit amerikan Kanye West, duke kritikuar përdorimin e fondeve publike për këtë qëllim. Në një deklaratë publike, EDP shprehet se, ndërsa prej javësh qytetarët shqiptarë kanë dalë në rrugë […]

19:06

Trupi i pajetë i major Tanushit përcillet drejt Shqipërisë

Lapsi.al 15 May 2019
Trupi i pajetë i major Tanushit përcillet drejt Shqipërisë

Komandanti i kontingjentit shqiptar në Letoni, major Klodian Tanushi, i rënë në krye të detyrës në misionin e NATO-s, u përcoll me nderimet më të larta ushtarake nga kolegët e tij.

Efektivë të nëntë vendeve pjesëmarrëse në misionin “enhanced Forward Presence”, përfshirë Letoninë, përcollën në Aeroportin e Rigës arkivolin e mbuluar me flamurin kombëtar, me trupin e major Tanushit, i cili do të transportohet me avion ushtarak në atdhe.

Trupi i të ndjerit pritet të mbërrijë sot në orën 12:45 në aeroportin "Nënë Tereza”, ku do të pritet me nderime ushtarake, përpara se të dërgohet pranë familjes.

Homazhet për komandantin e kontingjentit shqiptar në Letoni, do të zhvillohen ditën e enjte në Muzeun Historik Kombëtar nga ora 10:00 – 12:00.

Pas kryerjes së homazheve dhe ceremonisë shtetërore, major Tanushit do t’i jepet lamtumira e fundit në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do të prehet përjetësisht.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI