Flash

Koncerti i Kanye West kthehet në skandal europian/ EDP kritikon Ramën për 4 mln eurot

Partia Demokratike Europiane (EDP) ka reaguar lidhur me vendimin e bërë publik nga kryeministri Edi Rama për financimin me rreth 4 milionë euro të koncertit të reperit amerikan Kanye West, duke kritikuar përdorimin e fondeve publike për këtë qëllim. Në një deklaratë publike, EDP shprehet se, ndërsa prej javësh qytetarët shqiptarë kanë dalë në rrugë […]

19:06

Trafikuan 2.5 ton drogë në Itali, Apeli lë në fuqi vendimin për të dënuarit dhe 2 doganierët

Lapsi.al 15 May 2019
Trafikuan 2.5 ton drogë në Itali, Apeli lë në fuqi vendimin

Gjykata Apelit për Krime të Rënda ka lënë në fuqi dënimin me 2 vjet burg për punonjësit e doganës, Gëzim Dervishin dhe Agron Kapllanin, që trafikuan 2.5 ton drogë drejt Italisë rreth dy vjet më parë. Ndërsa, për punonjësin tjetër, Mihal Hilën, u vendos pezullimi i dënimit të mbetur duke kaluar në shërbim prove.

Apeli la në fuqi edhe dënimin me 15 vjet burg për trafikantët, Euron Hotin dhe Malton Lleshajn, ndërsa bashkëpunëtori i drejtësisë, Aurel Lazaj, do të vuajë dënimin e reduktuar prej dy vjetësh burg. Në rrrëfimin e tij, i penduari Lazaj sqaroi mekanizimin e trafikut, personat e përfshirë në të, si edhe ndihmën e zyrtarëve të policisë apo të doganës. Lazaj tregoi edhe për përfshirjen e tij në trafikun e lëndës narkotike “cannabis-sattiva”-s , që kalonte kufirin e mbartur në kamionët që transportonin mermer.

Sipas organit të akuzës, kamioni me 2.5 tonë “cannabis-sattiva” u bllokua në Ankona, për shkak të një problemi që u konstatua me dokumentacionin. Në këto rrethana, të pandehurit dërguan një tjetër kamion me synim ndërrimin e targave dhe shkëmbimin e tyre, orvatje që u zbulua nga Policia italiane, që më pas gjeti dhe sekuestroi sasinë e drogës. Nga hetimet rezultoi se Euron Hoti ishte pritës i drogës në Gjermani.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI