Flash

Sudanit i rikhthehet paqja, ushtria dhe opozita arrijnë një marrëveshje

Lapsi.al 15 May 2019
Sudanit i rikhthehet paqja, ushtria dhe opozita arrijnë një

Udhëheqësit ushtarakë dhe grupet opozitare të Sudanit janë dakorduar në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, për vendosjen e një paqeje kalimtare të parashikuar të zgjasë për një periudhë 3-vjeçare. Palët do të angazhohen për krijimin e qeverisjeje të shtrirë në tri nivele apo struktura kalimtare, duke përfshirë një Këshill të Përbashkët, një Kabinet dhe një Parlament. “Numri i Parlamentit kalimtar do të jetë 300 anëtarë, 67 për qind e të cilëve do të emërohen nga Deklarata e Lirisë dhe Forcave të Ndryshimit, ndërsa 33 për qind do të negociohen ndërmjet dy palëve.”-  bëri me dije Yasir Alatta, një prej anëtarëve më të rëndësishëm të Këshillit Ushtarak.

Sakaq, negociatat mes palëve do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme për diskutimin e hollësive rreth formimit të Këshillit, si dhe për përcaktimin e përqindjeve reciproke të përfaqësimit. “Ne po ashtu kemi rënë dakord që të formojmë një komitet të përbashkët për të hetuar incidentet e dhunshme që ndodhën natën e të hënës në protestë në sheshin para selisë së ushtrisë, që la tetë persona të vdekur dhe 200 të tjerë të plagosur.”- u shpreh Medani Abaz Medani, eksponent i aleancës opozitare.

Jeta politike në Sudan është destabilizuar si rezultat i rrëzimit nga pushtetit të presidentit Omar al –Bashir, i cili është subjekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC), që e akuzon atë për organizimin e krimeve të luftës dhe të krimeve kundër njerëzimit në rajonin e Darfurit përgjatë intervalit pesëvjeçar 2003-2008. Këto akuza janë mohuar kategorikisht nga Bashir, i cili gjendet aktualisht në paraburgim.

75-vjeçari Omar al-Bashir ka qeverisur Sudanin që prej vitit 1989. Arrestimi i tij i jep fund sundimit autokratik 30-vjeçar, ndaj të cilit sudanezët janë mobilizuar në protesta duke filluar nga 19 dhjetori i vitit të shkuar. Gjatë tubimeve kanë humbur jetën së paku 38 protestues në përleshje me forcat e sigurisë.

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI