Flash

Koncerti i Kanye West kthehet në skandal europian/ EDP kritikon Ramën për 4 mln eurot

Partia Demokratike Europiane (EDP) ka reaguar lidhur me vendimin e bërë publik nga kryeministri Edi Rama për financimin me rreth 4 milionë euro të koncertit të reperit amerikan Kanye West, duke kritikuar përdorimin e fondeve publike për këtë qëllim. Në një deklaratë publike, EDP shprehet se, ndërsa prej javësh qytetarët shqiptarë kanë dalë në rrugë […]

19:06

Shtyhet sërish gjykimi për Emiljano Shullazin, KLGJ nuk komandoi gjykatësin e tretë

Lapsi.al 15 May 2019
Shtyhet sërish gjykimi për Emiljano Shullazin, KLGJ nuk komandoi

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka shtyrë për herë të tetë seancën ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij, si rezultat i mosformimit të trupës gjykuese. Në seancën e fundit, Gjykata iu drejtua Këshillit të Lartë Gjyqësor për të komanduar një gjykatë të tretë, që do të zëvendësonte gjykatësin e dorëhequr, Nure Dreni. Kjo kërkesë ende nuk është plotësuar, duke u bërë shkak për vazhdimin e ngërçit procedurial që mban pezull gjykimin.

Mësohet se seanca e radhës do të zhvillohet më datë 23 maj. Gjate procesit 5 gjyqtarë janë dorëhequr ndërsa ish-kreu i Apelit të Krimeve të Rënda, Fehmi Petku, është shkarkuar nga procesi i vetting-ut. Për çdo riformartim të trupës së gjykimit, procesi rifillon nga e para, ndërsa shfuqizohen vendimet e marra në seancat e mëparshme.

Në nëntor të vitit 2018, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 55 vjet burg në total grupin “Shullazi”. Emiljano Shullazi, i cilësuar nga Prokuroria si drejtuesi i këtij grupi të strukturuar kriminal, do të vuajë dënimin me 14 vite burg, ndërsa dënimet për anëtarët e tjerë të grupit përshkallëzohen në rend zbritës. Kështu, Gilmando Dani u dënua me 12 vjet burg, ndërsa Endri Qyqa dhe Endri Zela do të shlyejnë barabar dënimin për 10 vjet burg. Ndërsa, Blerim Shullazi u dënua me vetëm 9 vjet burg. Megjithatë, ky vendim i instancës së Krimeve të Rënda është apeluar.

Sipas organit të akuzës, banda “Shullazi” në formën e  një grupi të strukturuar kriminal, kanë shantazhuar biznesmenin Ylvi Beqjan duke i marrë shumën e konsiderueshme të 550 mijë eurove dhe duke përfituar 30 % të ish-hotel “Vollgës” në Durrës. Gjithashtu, kanë kanosur edhe sipërmarrrësin Jani Zakon, me qëllim marrjen e një hapësire parkimi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI