Flash

Policia jep detaje për aksidentin me 2 viktima në Kavajë (EMRAT)

Lapsi.al 15 May 2019
Policia jep detaje për aksidentin me 2 viktima në Kavajë (EMRAT)

Policia ka dhënë detajet e para zyrtare për aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së martës në Kavajë ku humbën jetën 2 persona.

Sipas policisë rreth orës 22.30 në dalje të qyteti të Kavajës, drejtuesi i një automjeti tip Benz (të marrë me qera), me targa AA 615 VO për të shmangur disa  këmbësorë që tentonin  të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin.

Për pasojë edhe të lagështirës mjeti i drejtuar nga 24-vjeçari Vilson Cara është përplasur me tabelën e një karburanti.

Për pasojë makina ka goditur këmbësoret ku ka humbur jetën në vend Lumturie Demrozi rreth 46 vjeçe. Vajza e saj Xh. Demrozi, 21 vjeçe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu ka humbur jetën edhe pasagjeri që udhëtonte me këtë mjet, i identifikuar si Gentian Belba rreth 23 vjeç.

Drejtuesi i mjetit është plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Policia thotë se grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë  të rrethanave të ngjarjes. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI