Flash

Koncerti i Kanye West kthehet në skandal europian/ EDP kritikon Ramën për 4 mln eurot

Partia Demokratike Europiane (EDP) ka reaguar lidhur me vendimin e bërë publik nga kryeministri Edi Rama për financimin me rreth 4 milionë euro të koncertit të reperit amerikan Kanye West, duke kritikuar përdorimin e fondeve publike për këtë qëllim. Në një deklaratë publike, EDP shprehet se, ndërsa prej javësh qytetarët shqiptarë kanë dalë në rrugë […]

19:06

Kriza në familjen shqiptare, 20% e martesave përfundojnë në divorc

Lapsi.al 15 May 2019
Kriza në familjen shqiptare, 20% e martesave përfundojnë në

Rreth 20% e martesave në Shqipëri përfundojnë në divorc. Krahasuar me fundin e viteve ‘90 ky fenomen është dyfishuar, ndërsa të dhënat e fundit të INSTAT që i përkasin vitit 2017 flasin për 4500 divorce gjatë këtij viti.

Në të tillë panoramë e gjen Dita Ndërkombëtare e Familjes Shqipërinë. Përfaqësues të Komuniteteve Fetare në një konferencë të përbashkët apeluan për forcim të vlerave të këtij institucioni.

"Zhvillimi i demokracisë dhe kapitalizmit ka ndërtuar kultin e individit dhe shpirtin e pavarësisë dhe kjo ka bërë që marrëdhëniet familjare të dobësohen dhe familja si institucion të vihet në pikëpyetje. Ndaj para nesh gjendet sfida e ruajtjes tradicionale të familjes"

"Lidhja e burrit me gruan është një reflektim i lidhjes së njeriut me perëndinë. Prandaj ne të krishterët kurrë nuk e pranojmë divorcin"

"Familja është shtylla më e rëndësishme e shoqërisë. Fortësia dhe qëndrueshmëria e saj është edhe fortësia dhe qëndrueshmëria e kombit dhe e mbarë shoqërisë"

Mesazhi i tyre shkon edhe për politikën.

"Lutemi zotit që tu japë mend politikanëve të sotëm se gjykojmë se shumë drama familjare lidhen me vështirësitë ekonomike"

Përmes një mesazhi më rrjetet sociale, Presidenti Ilir Meta shprehet se një familje solide ka vlera të jashtëzakonshme për zhvillimin e shoqërisë. “Vendi ka nevojë për më shumë familje të reja dhe të qëndrueshme, për më shumë fëmijë dhe kushte më të mira për mirërritjen dhe edukimin e tyre për politika më konkrete sociale dhe ekonomike” shkruan Kreu i Shtetit.

Të këshilluara

Mbërrin në Tiranë trupi i major Tanushit

Trupi i komandantit të kontingjentit shqiptar në Letoni, major Klodian Tanushit, ka mbërritur para disa minutash në Shqipëri. Në aeroport ai u prit nga shefi...

14:03

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI