Flash

Autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove

Artikuj të nënshkruar me emra të trilluar u botuan në disa media gjatë protestave kundër qeverisë, duke promovuar narrativa të ngjashme me ato të mazhorancës dhe duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën editoriale dhe respektimin e standardeve etike të gazetarisë.

14:55

Deklarata e fortë e Bashës: Jemi në një betejë për jetë, a vdekje!

Lapsi.al 15 May 2019
Deklarata e fortë e Bashës: Jemi në një betejë për

“Sot ne ndodhemi në një betejë për jetë a vdekje”. Është kjo një nga deklaratat më të forta që kreu i Partisë Demoratike bëri pas një takimi me kryesinë e kësaj force dhe ish-deputetët në selinë blu pasditen e së mërkurës. Kreu i opozitës ishte i ashpër me kundërshtarin politik të cilin e akuzoi se ka një skenar për të manipuluar zgjedhjet e 30 qershorit.

“Në vend të zgjedhjeve të lira, Edi Rama ka përcaktuar një kurs përplasjeje me popullin. Kjo duket qartë në listën e kriminelëve dhe vrasësve që ka futur në partinë e tij dhe në partitë e tjera të krijuara nga ai, për të dhënë fasadën e zgjedhjeve".

Por Basha nuk u ndal me kaq. Ai përmendi me emra të përveçëm kandidatë të Partisë Socialiste për disa bashki të vendit të cilët i etiketoi si “vrasës, përdhunues, trafikantë dhe droge.

“Kandidatë të zgjedhur nga banda e Abdylajve në Shijak, nga Ymer Lala në Dibër, ku ka caktuar edhe kandidatin e PS, edhe kandidatin e Bashkimeve Profesionale të PS. Media është blerë me paratë e vjedhura shqiptarëve. Ka dramë më të madhe se sa mediat ti drejtohen vrasësve me pagesë, si Abedin Oruçi, vrasës me pagesë i Partisë Socialiste, sot kandidat i Bashkimeve Profesionale të Partisë Socialiste, si biznesmen? Vrasës si Ymer Lala, si biznesmen?!” – tha Basha.

Kreu i opozitës ishte i ashpër edhe me një pjesë të mediave të cilat i konsideroi të blera nga paratë që iu janë grabitur shqiptarëve.

“Për shumicën e tyre (kandidatëve) provat kanë dalë, janë bërë publike dhe pavarësisht se në disa raste, disa media i shërbejnë amnezisë në favor të shqiptarëve që i grabiten shqiptarëve dhe u jepen pronarëve të këtyre mediave. Prandaj kjo është një thirrje për ato media që nuk i djeg miza nën kësulë, të nxjerrin arkivin, të mos presin të dal vetëm unë këtu por të bëjnë dhe ata punën e tyre, jo ju, se ju e bëni, ndalet diku ajo punë, dhe ti marrin me radhë këta kandidatë” – tha Basha.

Kreu i opozitës e mbylli me një apel.

“O do të ketë një plan si ky që ka vënë Rama ne lëvizje me kriminelë dhe të emëruar të krimit në gjysmën e bashkive vetëm të një partie, në gjysmën tjetër edhe të Bashkimeve Profesionale të asaj partie, ose do të ketë një fitore të demokracisë, lirisë për çdo shqiptar!”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Qeveria shkarkon dy prefektë

Dy prefektë, ai i Elbasanit Gledian Llatja dhe i Shkodrës Valdrin Pjetri janë liruar nga detyra, pasi do të kandidojnë për kryetarë bashkie. Lirimi nga detyra ë...

19:15

Qeveria, shkarkon nga detyra dy prefektë

Dy prefektë, ai i Elbasanit Gledian Llatja dhe i Shkodrës Valdrin Pjetri janë liruar nga detyra, pasi do të kandidojnë për kryetarë bashkie. Lirimi nga detyr...

01:00

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI