Flash

Autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove

Artikuj të nënshkruar me emra të trilluar u botuan në disa media gjatë protestave kundër qeverisë, duke promovuar narrativa të ngjashme me ato të mazhorancës dhe duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën editoriale dhe respektimin e standardeve etike të gazetarisë.

14:55

Arrestohet nënkomisari i policisë së Korçës

Lapsi.al 15 May 2019
Arrestohet nënkomisari i policisë së Korçës

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka kryer arrestimin e një oficeri policie, i cili akuzohet se i ka vjedhur sendet personale një shtetasi të ndaluar.

Oficeri i ndaluar nga SHÇBA, është nën/komisari E. S, 39 vjeç, i cili u arrestua në flagrancë, pasi si Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Korçë i ka marrë telefonin një shtetasi të ndaluar dhe nuk ia ka kthyer më.

Njoftimi i policisë

‘SHÇBA ndaloi oficerin e Policisë të dyshuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën

Pas një denoncimi mediatik, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) arrestoi në flagrancë punonjësin e Policisë, N/Komisar E.S., 39 vjeç, banues në Korçë.

Ai ishte me detyrë O.P.Gj. pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Akuzat ndaj tij janë për veprat penale "Vjedhja duke shpërdoruar detyrën" dhe "Falsifikim i formularëve".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua telefoni që i përkiste një shtetasi të arrestuar më parë, e sipas vendimit të Prokurorisë oficeri duhet t'ja kthente në cilësinë e sendit të bllokuar në momentin e ndalimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë e pezulloi dhe nisi menjëherë ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë të detyrës ndaj oficerit të vënë nën akuzë.

SHÇBA falënderon dhe nxit median dhe qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor.’

Të këshilluara

Qeveria shkarkon dy prefektë

Dy prefektë, ai i Elbasanit Gledian Llatja dhe i Shkodrës Valdrin Pjetri janë liruar nga detyra, pasi do të kandidojnë për kryetarë bashkie. Lirimi nga detyra ë...

19:15

Qeveria, shkarkon nga detyra dy prefektë

Dy prefektë, ai i Elbasanit Gledian Llatja dhe i Shkodrës Valdrin Pjetri janë liruar nga detyra, pasi do të kandidojnë për kryetarë bashkie. Lirimi nga detyr...

01:00

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI