Reshjet e forta të shiut të ditëve të fundit kanë përmbytur disa dhjetra hektarë tokë të mbjellë në Torovicë të Lezhës.
Sipas fermerëve, shkak për këtë situatë është mospastrimi i kanaleve kulluese. Ata i tremben dëmtimit të prodhimit nga kjo përmbytje.
"Nuk kemi pasur përmbytjet, pastroheshin kanalet dy herë në vjet. Vinin inxhinierë, tani nuk ka kontroll as punë".
"30 dynym grurë është duke shkuar dëm. Kam mbjellë edhe 20 dynym misër, e kam marrë tokën me qira dhe po shkon dëm" - thonë ata për Ora News.
Sipas fermerëve, askush nga institucionet përgjegjesë për zhvillimin e bujqësisë nuk kanë dalë në terren për të verifikuar situatën dhe për të vlerësuar mundësitë e ndërhyrjes.
Fermerët shtuan se përmbytjet po e kthejnë fushën në një kenetë duke penalizuar të gjithë banorët e zonës që bujqësinë e kanë burim kryesor të ardhurash.