Flash

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Media italiane: Rama shpëtoi koncertin e Kanye West, por plasin akuzat

Shpërdorimi i radhës i kryeministrit shqiptar po nxit protesta në rrugë. Një stadium i dedikuar do të ndërtohet për performancën e reperit kontrovers amerikan, gati për t'u çmontuar një ditë pas ngjarjes. Kjo është shumë për të rinjtë që kanë protestuar kundër qeverisë për javë të tëra: "Pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj, spitalet nuk kanë pajisje dhe mjekë, por ai i gjeti paratë në minutën e fundit për një koncert."

22:50

Rama-protestuesve: Mos i hiqni vetes lirinë për Bashën, Kryemadhin e Saliun

Lapsi.al 14 May 2019
Rama-protestuesve: Mos i hiqni vetes lirinë për Bashën,

Në një konferencë me gazetarët nga kryeministria, Edi Rama iu ka bërë moral protestuesve të opozitës, sidomos atyre që kanë përfunduar në pranga në protestat e kaluara.

Rama tha se gjithkush ka të drejtë të mbështesë kë të dojë por jo të kërcënojë liritë dhe të drejtat e të tjerëve. Ai iu kërkoi të mos i heqin lirinë vetes për liderët e opozitës duke i përmendur me emër.

“Jeni ju që i ndiqni pas, ju që po më shikoni dhe po më dëgjoni mua dhe që keni gjithë të drejtën të doni dikë tjetër dhe të mbështesni dikë tjetër dhe të kërkoni diçka tjetër në formën e qeverisjes.

Sot ka një gjyq për të shtunën. Janë njerëz të zakonshëm, njerëz të manipuluar dhe të nxitur për të bërë dhunë që duhet ta pyesin me siguri veten për kë e bëra.

Të gjithë kanë të drejtën të mendojnë në mënyra të ndryshme, forma të ndryshme, por kush shkon përtej të drejtës për të pasur mendimin e qëndrimin e vet dhe kërcënon lirinë dhe të drejtat e të tjerëve është i tepërt në territorin ku lëvizin njerëzit e lirë dhe pastaj e vazhdon një pjesë të jetës ku shteti dënon ata që mbahen në heqje lirie. Dhe për kë? Për Lulzim Bashën, Monika Kryemadhin, për Saliun apo të tjerët me radhë. Njerëz që s’kanë asnjë sens të historisë, asnjë sens të së ardhmes por kanë të gjithë energjinë negative që prodhon me furi dëshpërimi dhe verbëria, mungesë e plotë vizioni, mungesë e plotë idesh.

Si mund të zëvendësohet vizioni me zjarrin, idetë me kapsolla. Si mund të zëvendësohet qenia e një partie politike që është një alternativë për t’u votuar me një trup pa kokë që e marrin këmbët dhe e sjellin vërdallë nëpër tiranë për të bërë dëm dhe kërcënuar të tjerët se po nuk u hap rruga do bëjmë dhe më shumë dëm”, u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Me sytë katër

PAPARAZZI