Flash

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Media italiane: Rama shpëtoi koncertin e Kanye West, por plasin akuzat

Shpërdorimi i radhës i kryeministrit shqiptar po nxit protesta në rrugë. Një stadium i dedikuar do të ndërtohet për performancën e reperit kontrovers amerikan, gati për t'u çmontuar një ditë pas ngjarjes. Kjo është shumë për të rinjtë që kanë protestuar kundër qeverisë për javë të tëra: "Pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj, spitalet nuk kanë pajisje dhe mjekë, por ai i gjeti paratë në minutën e fundit për një koncert."

22:50

Rama për protestën e djeshme: U godit fytyra e vendit

Lapsi.al 14 May 2019
Rama për protestën e djeshme: U godit fytyra e vendit

Edi Rama deklaroi se marshimi i opozitës, të cilën ai e quan pakicë, ishte absurd dhe se me bomba molotov u godit fytyra e Shqipërisë.

Rama u shpreh se nuk e impresionon fakti që dje, ndryshe nga e shtuna, ra numri i bombave molotov.

“Aspekti tjetër është ai që lidhet me situatën e krijuar nga manifestimet e dhunshme dhe i tillë ishte edhe i djeshmi, nuk më impresionon fakti që dje ra numri i bombave molotov dhe ndryshoi formula e goditjes me zjarr mbi institucionet, se ato të djeshme, përsëri rrezikuan jetën e uniformave blu, krijuan disa plagë për disa prej tyre dhe mbi të gjitha e djeshmja ishte një xhiro në boshllëkun e dëshpërimit të atyre që janë vetepërjashtuar nga zgjedhjet që shkaktoi jo pak dhe krijoi jo pak ankth për banorët” - tha Rama.

“Këtu vlen të përsëritet se as me qëndrime e as me marshime nuk zëvendësohet e as rrëzohet qeveri, e aq më pak bombat molotov , kapasollat janë një alternativë qeverisëse, por përbëjnë një mjet për të plagosur fytyrën e vendit në sytë e botës dhe për të goditur ekonominë e vendit dhe familjare që atyre që jetojnë në këtë vend” - shtoi ai. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Me sytë katër

PAPARAZZI