Flash

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Media italiane: Rama shpëtoi koncertin e Kanye West, por plasin akuzat

Shpërdorimi i radhës i kryeministrit shqiptar po nxit protesta në rrugë. Një stadium i dedikuar do të ndërtohet për performancën e reperit kontrovers amerikan, gati për t'u çmontuar një ditë pas ngjarjes. Kjo është shumë për të rinjtë që kanë protestuar kundër qeverisë për javë të tëra: "Pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj, spitalet nuk kanë pajisje dhe mjekë, por ai i gjeti paratë në minutën e fundit për një koncert."

22:50

Rama: Nuk kam nevojë për gjermanë, amerikanë e francezë për dialogun me opozitën

Lapsi.al 14 May 2019
Rama: Nuk kam nevojë për gjermanë, amerikanë e francezë

Në lidhje me propozimin e përfaqësuesve të CDU dhe CSU gjermane për të ndërmjetësuar dialogun mes qeverisë dhe opozitës shqiptare, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një qëndrim refuzues.

Rama është shprehur se për dialog nuk ka nevojë për gjermanë, amerikanë apo për francezë.

Ai ka thënë se është i gatshëm të ulet për të dialoguar me opozitën.

“Mirënjohje dhe për përfaqësuesit e Unionit Social Demokrat, që i ka rënë për hise edhe PD si anëtare e familjes, që mbajtën një qëndrim absolutisht korrekt.

Nuk kam nevojë as për gjermanë, amerikanë, holandez, francezë, anglezë, as norvegjezë për t'u ulur dhe për të dialoguar, personalisht, e kam thënë e përsëris që dialogu është i pa tjetërsueshëm i pazëvendësueshëm  në procesin e bashkëjetesës politike në një vend normal dhe një shoqëri që bazohet në zgjedhjet e saj te vota.

Dialogu është gjithmonë i nevojshëm për të krijuar komunikim mes njerëzve, e dyta, në leximin tim, miqtë gjermanë kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar, shumë e mirëseardhur, por negociata nuk ka. Të jeni të qartë.

Nuk ka negociata në kuptimin e një procesi që lidhen me 30 qershorin, se nuk kemi asnjë mundësi të negociojmë kushtetutën e vendit. Bëmë marrëveshje në 2017 dhe nuk e negociuam kushtetutën dhe e refuzuam që në sekondën e parë dhe deri në të fundit shtyrjen e zgjedhjeve tej afatit kushtetues, këto nuk shtyhen dot asnjë ditë se Presidenti mes 23 dhe 30 ka zgjedhur 30, e drejta e tij, pra zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen në 30 qershor dhe unë nuk kam asnjë mundësi reale për të fantazuar”, ka thënë Rama.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Me sytë katër

PAPARAZZI