Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të zhvillojë një takim me gazetarët në orën 13:00. Rama shprehet se ky takim vjen pas regjistrimit të kandidatëve për 61 bashki në listat e këshilltarëve bashkiakë.
“Në 13.00 me gazetarët, pas regjistrimit të kandidatëve tanë për 61 bashkitë dhe listave të këshilltarëve bashkiakë për mandatin e ri të qeverisjes vendore.
Koha për fushatën zgjedhore të 30 qershorit dhe për vijimin e përpjekjeve për dialog me të vetëpërjashtuarit nga zgjedhjet.”-shkruan Rama.