Flash

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Media italiane: Rama shpëtoi koncertin e Kanye West, por plasin akuzat

Shpërdorimi i radhës i kryeministrit shqiptar po nxit protesta në rrugë. Një stadium i dedikuar do të ndërtohet për performancën e reperit kontrovers amerikan, gati për t'u çmontuar një ditë pas ngjarjes. Kjo është shumë për të rinjtë që kanë protestuar kundër qeverisë për javë të tëra: "Pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj, spitalet nuk kanë pajisje dhe mjekë, por ai i gjeti paratë në minutën e fundit për një koncert."

22:50

Protesta e opozitës, 7 në pranga dhe 15 të proceduar në gjendje të lirë

Lapsi.al 14 May 2019
Protesta e opozitës, 7 në pranga dhe 15 të proceduar në

7 persona janë arrestuar, ndërsa 15 të tjerë do të procedohen në gjendje të lirë, pas identifikimit të bërë nga Policia bazuar në materialet filmike të kamerave të sigurisë, përqark godinave të institucioneve ku u stacionua protesta e opozitës ditën e djeshme. Grupi hetimor bën me dije se po vijon me punën për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Në dallim nga katër protestat e mëparshme të opozitës në rang kombëtar, ku protestuesit janë grumbulluar fillimisht në sheshin pranë godinës së Kryeministrisë, për t’u zhvendosur më pas drejt Parlamentit, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i udhëhoqi dje përkrahësit e frontit opozitar në një marshim edhe drejt 3 godinave të tjera të institucioneve kryesore në vend, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë së Tiranës. "Jemi para selisë së kryeministrit ilegjitim që i ka orët e numëruara dhe do të marshojmë së bashku ne 5 pikat që simbolizojnë institucionet që u ka vjedhur shqiptarëve. Së pari drejt institucionit të kryeministrit, që nuk nxjerr më ligje, më pas drejt Drejtorisë e Përgjithshme e Policisë, me mesazhin se ne duam një polici të ligjit, jo një polici të krimit. Pas kësaj drejt Parlamentit, dhe më pas drejt Ministrisë së Brendshme, ku sundon një njeri që s’njeh kushtetutë dhe ligj, por vetëm një vegël e verbër. Dhe së fundmi aty ku mbahen me pahir vëllezërit dhe motrat tona, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës."- u shpreh kryedemokrati Basha gjatë fjalës së tij para protestuesve.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Me sytë katër

PAPARAZZI