Flash

PD tregon kush është gjyqtari që la në burg protestuesit e opozitës

Lapsi.al 14 May 2019
PD tregon kush është gjyqtari që la në burg protestuesit e

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi hedh akuza të ashpra në adresë të gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Arben Micko, i cili la sot në burg 20 protestues të opozitës. Këlliçi shkruan në rrjetet sociale se gjyqtari është babai i nënkryetarit të FRESH, Artur Micko, duke zbuluar kështu edhe lidhjen mes tij dhe qeverisë, për të mbërritur te vendimi në dukje i diktuar.

Reagimi i Këlliçit

Drejtesia e Edi Rames, burg per protestuesit dhe pushtet per kriminelet! Sot babai i nenkryetarit te FRESSH-it Artur Micko, gjyqtari politik i Rilindjes Arben Micko, mbajti ne burg 20 protestues. Drejtesia e Edi Rames dha burg per ata qytetare qe protestojne per liri dhe te drejta themelore, e jep pafajesi per kriminelet, trafikantet, hajdutet e perdhunuesit.

Burg per protestuesit e unazes, asnje akuze per hajdutet e 40 milione eurove per 2km rruge te unazes.

Burg per protestuesit qe duan zgjedhje te lira dhe te ndershme, asnje hetim per bleresit e votave ne bashkepunim me krimin, Damian Gjiknuri, Vangjush Dako, etj.

Dosja 339 dhe 184, kapja politike e drejtesise i kane mbyllur Shqiperise deren e Europes. Krimi i lidhur me politiken po rrezikon kthimin e vizave per Shqiptaret. Asnje gjyqtar politik i Edi Rames nuk na ndal dot! Perkundrazi na shton vendosmerine ne betejen tone per Shqiperine si e gjithe Europa. Ne, te rinjte demokrate dhe rinia qe e do Shqiperine si Europa nuk do ta lejojme te keqen qe na qeveris sot, te mbaje peng te ardhmen tone europiane.

Të këshilluara

Korfuz/ 16-vjeçarja i jep fund jetës

Një vajzë 16 vjeçare u gjet e vdekur në një ndërtesë në zonën e Kommeno në Korfuz. Ambulanca ka shkuar në vendngjarje menjëherë. Ngjarja u konsiderua një tragje...

17:34

U dhunua në protestë, operohet Sahit Dollapi

Pas dhunës së ushtruar nga policia gjatë protestës së ditës së shtunë ndaj Sahit Dollapit, ky i fundit i është nënshtruar një operacioni në spitalin e traumës. ...

17:11

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI