Flash

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Media italiane: Rama shpëtoi koncertin e Kanye West, por plasin akuzat

Shpërdorimi i radhës i kryeministrit shqiptar po nxit protesta në rrugë. Një stadium i dedikuar do të ndërtohet për performancën e reperit kontrovers amerikan, gati për t'u çmontuar një ditë pas ngjarjes. Kjo është shumë për të rinjtë që kanë protestuar kundër qeverisë për javë të tëra: "Pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj, spitalet nuk kanë pajisje dhe mjekë, por ai i gjeti paratë në minutën e fundit për një koncert."

22:50

Operacion Francë-Shqipëri, pranga 7 shqiptarëve që grabitën 70 apartamente

Lapsi.al 14 May 2019
Operacion Francë-Shqipëri, pranga 7 shqiptarëve që

7 shqiptarë të dyshuuar për vjedhje u arrestuan pas një operacioni ndërkombëtarë në Francë dhe Shqipëri.

Ata akuzohen për vjedhje me force të rreth 70 apartamenteve në zonën e Nancy-t, në tre-mujorin e fundit të vitit 2018. Vlera e sendeve të vjedhura përllogaritet në rreth 300 mijë euro dhe përfshirë bizhuteri, sende me vlerë dhe para cash.

Rezultatet e operacionit u bënë publike në një konferencë të posaçme për median pasditen e së Hënës, organizuar në Nancy, nga kryeprokurori i rajonit, Fransua Perain (François Pérain) dhe prokurori shqiptar, Besim Hajdarmataj.

Prokurori francez e konsideroi rast të suksesshëm bashkëpunimin me autoritetet shqiptare për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar.

Prokurori Hajdarmataj e vlerësoi këtë operacion si “një sinjal të qartë për grupet kriminale shqiptare që e konsiderojnë Shqipërinë si një vend ku mund të fshehin gjurmët e krimeve të kryera në Francë”.

Në bazë të hetimit, në Francë u arrestuan 4 anëtarë të familjes Kajtazi, të drejtuar nga Arif Kajtazi, të cilët janë rezidentë prej vitesh në rajonin e Nancy-t.

Ndërsa në Shqipëri, me urdhër të prokurorit Besim Hajdarmataj u ndaluan Besnik Fufi, Alfons Perloka dhe Aleks Marku. Për këta persona, gjykata për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”. Ata dyshohen për kryerjen e veprave penale të “vjedhjes”, “pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “grupi i strukturuar kriminal.

Në bazë të hetimeve të përbashkëta franko-shqiptare rezulton se familja Kajtazi u siguronte Fufit, Perlokës dhe Markut banesën dhe mjetet për realizimin e vjedhjeve. Tre të arrestuarit në Shqipëri, pasi kryenin vjedhjet në Francë, riktheheshin në qytetin e tyre, në Laç, ku depozitonin sendet e grabitura.

Grupi i shqiptarëve ra në gjurmë të autoriteteve policore, pasi kishin nisur hetimet për vjedhje në seri të kryera në rajonin e Nansy-t, në Francë, por edhe në Belgjikë e Itali.

Arrestimi i 7 personave të dyshuar u realizua në mënyrë të njëkohshme në Francë dhe në Shqipëri. Për shkak të mungesës së marrëveshjes së ekstradimit, tre të arrestuarit në Shqipëri do të gjykohen nga Gjykata për Krime të Rënda. Ndërsa 4 shqiptarët e arrestuar në Francë pritet të gjykohen nga autoritetet gjyqësore të Nancy-t.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Me sytë katër

PAPARAZZI