Flash

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Media italiane: Rama shpëtoi koncertin e Kanye West, por plasin akuzat

Shpërdorimi i radhës i kryeministrit shqiptar po nxit protesta në rrugë. Një stadium i dedikuar do të ndërtohet për performancën e reperit kontrovers amerikan, gati për t'u çmontuar një ditë pas ngjarjes. Kjo është shumë për të rinjtë që kanë protestuar kundër qeverisë për javë të tëra: "Pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj, spitalet nuk kanë pajisje dhe mjekë, por ai i gjeti paratë në minutën e fundit për një koncert."

22:50

Moskandidimi i Dakos dhe i Sejdinit, Rama: Ma kërkuan vetë, 3 mandate janë shumë

Lapsi.al 14 May 2019
Moskandidimi i Dakos dhe i Sejdinit, Rama: Ma kërkuan vetë, 3 mandate

Në konferencën e sotme të mbajtur me gazetarë, kryeministri Edi Rama, është pyetur edhe lidhur me mosrikandidimin e kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos dhe të kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdinit, për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Rama u shpreh se përgjimet e dosjes 339, janë thjesht “muhabete telefonash” që nuk dëshmojnë se Dako ka bashkëpunuar me grupin kriminal për manipulim të procesit zgjedhor, duke hequr paralele edhe me "precedentin" e përgjimeve për ish-ministrin e Brendshëm, Saimit Tahiri. “Nuk më rezulton të ketë dalë ndonjë përgjim për Vangjush Dakon, mua më rezulton të kenë dalë disa përgjime në thyerje të sekretit hetimor për një grup kriminal dhe mes atyre përgjimeve ka nja dy referenca, por mes tyre dhe nja dy komunikime që nuk tregojnë asgjë për Vangjush Dakon...Më detyroni të kthehem përsëri tek përgjimet që ishin një kazan i madh llafesh mes ca horrave dhe për të cilat u kërkua 24 orë burgosja e Saimir Tahirit. Nuk u nxor asnjë mësim nga fakti që gjithë ajo vorbull në raport me personin që u kërkua të futej në burg brenda 24 orësh rezultoi asgjë sipas prokurorisë së Antimafias italiane.”- tha Rama.

Sipas kreut të qeverisë, moskandidimi i dy kryebashkiakëve në fjalë ishte kërkesë e tyre, e argumentuar me faktin se 3 mandate, 12 vjet në krye të dy bashkive të mëdha janë shumë. “Thënë këto zëvendësimi qoftë i Dakos qoftë i Sejdinit në Elbasan jeni të lirë ta besoni apo jo është kërkesë e tyre. Prej kohësh 3 mandate, 12 vjet në krye të dy qyteteve të rëndësishme, janë shumë.”- u përgjigj kreu i qeverisë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Me sytë katër

PAPARAZZI