Flash

Kryebashkiaku i Stambollit: Anulimi i zgjedhjeve, njolla më e keqe e Erdogan

Lapsi.al 14 May 2019
Kryebashkiaku i Stambollit: Anulimi i zgjedhjeve, njolla më e keqe e

Ekrem Imamoglu tronditi politikën turke kur fitoi zgjedhjet për bashkinë e Stambollit, duke i dhënë fund një sundimi 25-vjeçar të partisë së Presidentit Recep Tayyip Erdogan. Zoti Imamoglu mori detyrën rreth një muaj më parë dhe zbuloi menjëherë shpenzimet e tepruara të zyrtarëve të qytetit. Papritmas, komisioni zgjedhor urdhëroi një rinumërim të votave dhe zoti Imamoglu nuk e ushtron dot më detyrën e kryebashkiakut.

Pas fitores së tij historike, Ekrem Imamoglu premtoi pajtim në të gjithë Stambollin dhe u zotua t’i japë fund përçarjeve të thella politike të Turqisë. Është ky mesazhi që i dha atij fitoren. Por, kryebashkiaku i ri e mbajti postin për vetëm 19 ditë. Komisioni zgjedhor e anuloi fitoren e tij dhe urdhëroi një rinumërim të votave.

Komisioni zgjedhor mbështeti pretendimet e Presidentit Erdogan se fitorja e ngushtë e Ekrem Imamoglut u shoqërua me manipulime dhe parregullsi.

“Kjo është një goditje që do të shënohet në histori si një njollë e errët. Kjo është shumë e qartë. Prandaj jam shumë i hidhëruar. Jo për veten time, por për gjithë shoqërinë tonë. Është hidhërimi që ndjej kur shikoj një goditje të tillë ndaj demokracisë së Turqisë. Por, do ta vëmë në vend të drejtën. Kjo është lufta jonë”,thotë Imamoglu.

Anullimi i rezultatit ka provokuar zemërim në rrugët e Stambollit. Protesta të përnatshme vazhdojnë në mbarë qytetin, ndërsa po afron rivotimi në Stamboll muajin e ardhshëm.

“Është e qartë se ky votim nuk është vetëm për Stambollin. Këto janë zgjedhje vendore, por edhe një luftë për demokracinë. Prandaj fushata jonë do të rritet dhe qindra mijëra njerëz do të marrin pjesë”, thotë Imamoglu.

Fitorja e zotit Imamoglu në Stamboll dhe mesazhi i përfshirjes po rigjallëron partinë e tij CHP, në veçanti mes të rinjve të qytetit. Duke ngrënë pas agjërimit të muajit të shenjtë të Ramazanit në një familje të Stambollit, zoti Imamoglu, i cili ka një prejardhje konservatore, plotëson me lehtësi hendekun mes laikes dhe fetares.

“Është e qartë se ajo çfarë po kalojmë është mbi politikat partiake. Prandaj pajtimi social, bashkimi, mund të shndërrohen në një mundësi, në një frymë më të lartë. Ajo çfarë do të pasojë mund të reflektohet tek ekonomia, tek arsimi, paqja sociale dhe liria. Nëse e shikon pamjen të plotë, çdo gjë do të jetë më e bukur”, shprehet Imamoglu.

Ish-kryetar i një minibashkie deri disa muaj më parë, shumë pak njerëz kishin dëgjuar për Imamoglu. Por, ai mund të paraqesë rrezikun më të madh të drejtpërdrejtë për zotin Erdogan, ndërsa vendi përgatitet për rivotimin në Stamboll që mendohet të jetë procesi më i rëndësishëm për vendin.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI