Kryetari i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur ftesës së kryeministrit Edi Rama dhe thirrjeve të ndërkombëtarëve, për dialog politik. Nga bashkëbisedimi me gazetarët, Basha u shpreh se çelësi që zgjidh krizën politike është largimi i kryeministrit Edi Rama. Basha tha se mirëpret angazhimin e ndërkombëtarëve për t’i dhënë zgjidhje situatës që po kalon vendi.
“Jam njohur këto 24 orë me qëndrimet e partnerëve ndërkombëtarë. U kam komunikuar miqve ndërkombëtarë se e mirëpres angazhimn e tyre per zgjidhjen e krixzes politike ne vend. PD dhe opozita kanë qenë dhe janë gati te epfshihen ne nje process te vertete politik me ndihmën e partnereve tane nderkombetare per te zgjidhur kete krize dhe për t’u kthyer shqiptareve sovranitetit nga nje qeveri dhe parlament ilegjitim. Largimi i Edi Ramës është çelësi që i hap rrugën këtij procesi politik.
Nje qeveri tranzitore me detyra të përcaktuara qartë. Të gatshëm të diskutojmë edhe për detyra e reforma të tjera kushtetuese e zgjedhore që askush në të ardhmen të mos ketë më mundësi të marrë peng vendin, duke marrë peng zgjedhjet. Duke krijuar një shumicë të pakicës që sundon mbi shumicën e pakicës. Parimet që udhëheqehin Europën do të jenë ato europiane. Precedentët nuk mungojne, as ne 91 as ne 97, as ne rajon, mungon vetem vullneti i atij qe mban peng vendin. Ky eshte qendrimi me driteshkruter qe nje politikan shqiptar ka mbajtur në këto 29 vjet. Kjo krize e thelle politike nuk mbyllet me propaganden bajate te ERTV”, u shpreh Basha.