Krimet e Rënda kanë pushuar sot cështjen ndaj Admir Muratajt, grabitësit që mbeti i vrarë në grabitjen e 9 prillit në Rinas. Murataj po gjykohej në mungesë për një tjetër grabitje, atë të blindave të bankës në 2017.
Në seancën e sotme gjyqësore trupit gjykues i është dorëzuar certifikata e vdekjes nga gjendja civile e Tropojës, e kërkuar në seancën e mëparshme.
Prokuroria kishte dërguar dosjen për gjykim ndaj Admir Murataj për tri grabitje 2015-2017, e para ajo e një banke të nivelit të dytë tek stacioni i trenit dhe goditja e blindave që trasportonin para drejt Rinasit.