Flash

Hipokrizia me 21 janarin/ Si po i shpërblen PS gardistët

Lapsi.al 14 May 2019
Hipokrizia me 21 janarin/ Si po i shpërblen PS gardistët

Edi Rama ka mbrojtur sot vendimin e tij për të caktuar në Bashkinë e Matit një nga gardistët e grupit të zjarrit që vranë 4 persona në 21 janar. Ai u pyet në konferencën për shtyp nga gazetarja Ambrozia Meta se ai bën shumë propagandë për 21 janarin, por njërin nga grupi që ishte atë ditë, Agron Malajn, e ka caktuar si kandidat për të fituar bashkinë.

“Ju e keni amnistuar pasi në 2013 Saimir Tahiri e pushoi atë nga garda”, vërejti gazetarja.

Kryeministri është mbrojtur duke thënë se “Malaj nuk ka marrë pjesë në asnjë moment në asnjë shkelje të ligjit. Ju keni të drejtën dhe detyrën të investigoni përpara se t'i vendosni njerëzit në korrnizë” tha ai. Ai u mbrojt duke thënë se me ardhjen e socialistëve në pushtet, Malaj “nuk është larguar për të konfirmuar fajësinë morale, por për t'i dhënë mundësi transparencës për gjithë procesin”.

Vetë Malaj, i cili përpara se të bëhej kandidat për bashkinë i ngjiti shkallët në hierarkinë e Rilindjes, duke u bërë drejtor i OSHE e më pas kryetar i socialistëve të Matit ka treguar në një intervistë për Panorama se ai dhe grupi i snajperave që drejtonte nuk kanë qëlluar mbi njerëzit. 

“Grupi i zjarrit”, siç e etiketuan më 24 janar 2011, drejtohej nga ana ime. Ai është instruktuar me kujdes nga ana ime dhe për këtë ka prova e dokumente. Nga ekspertiza që iu bë armëve që dispononte grupi që unë drejtoja nuk rezulton të jetë qëlluar mbi njerëzit. Të gjithë vartësit e thirrur janë lënë të lirë nga drejtësia, pasi nuk u faktua se ata kanë shkaktuar viktimat e 21 janarit" ka thënë ai në një rrëfim të shkurtit 2016.

 Agron Malaj ne mes te fotos

Por sipas kryeministrit ai ka shumë më tepër merita sesa kaq: “Ai ka informuar imtësisht gjithçka dinte për 21 janarin”.

Pra, sipas Ramës, ai e ka shplarë “krimin moral" duke tradhëtuar bashkëfajtorët e asaj dite.

Gjithsesi, Malaj nuk është rasti i vetëm kur shefi i socialistëve ka ndryshuar qëndrim për ditën më të zezë të demokracisë në Shqipëri. Ai fillimisht amnistoi Ilir Metën që e bëri pjesë të pushtetit dhe më pas të gjithë ata pronarë mediash dhe biznesmenë të mëdhenj që atë ditë ishin me gardistët që qëlluan mbi turmën. Ndaj, ndoshta i tërë ky enturazh njerëzish nuk kishte si mos të ishte i përfaqësuar së paku në pushtetin lokal.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI