Flash

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Media italiane: Rama shpëtoi koncertin e Kanye West, por plasin akuzat

Shpërdorimi i radhës i kryeministrit shqiptar po nxit protesta në rrugë. Një stadium i dedikuar do të ndërtohet për performancën e reperit kontrovers amerikan, gati për t'u çmontuar një ditë pas ngjarjes. Kjo është shumë për të rinjtë që kanë protestuar kundër qeverisë për javë të tëra: "Pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj, spitalet nuk kanë pajisje dhe mjekë, por ai i gjeti paratë në minutën e fundit për një koncert."

22:50

Harta europiane e rrezikut për 2019, ku renditet Shqipëria

Lapsi.al 14 May 2019
Harta europiane e rrezikut për 2019, ku renditet Shqipëria

Nuk ka rëndësi nëse ju jeni një udhëtar për çështje biznese ose dikush që shkon jashtë për pushime, një nga shqetësimet kryesore që do të keni është “a do të jem i sigurt?”. Për t’ju ndihmuar të përgjigjeni në këtë pyetje, një studim i ri ka vlerësuar nivelet e rrezikut të pranishme në çdo vend në të gjithë globin. Sipas tyre, Shqipëria renditet në nivelin e rrezikut të ulët, duke marrë të njëjtin ngjyrim si i gjithë rajoni ballkanas dhe në të njëjtat nivele si Europa, në përjashtim të Ukrahinës. Në Ballkan, performuesi më i keq, që ngjall “frikë’ ështëe Bosnja e Hercegovina, e cila renditet me nivel të lartë risku sa i pqërket sigurisë.

Ekipi i Shërbimeve të Inteligjencës dhe Analizës së Drum Cussac, platformë botërore për analiza mbi riskun, ka renditur vendet duke përdorur 20 shënues të ndryshëm të rrezikut të grupuara nën pesë kategori kryesore:

– Rreziqet e sigurisë (përfshirë krimet e vogla dhe të dhunshme, konfliktet civile, protestat, grevat dhe terrorizmi)

– Rreziqet politike (përfshirë stabilitetin e qeverisë, nivelet e korrupsionit, ndërhyrjet politike dhe sanksionet)

– Rreziqet mjekësore (përfshirë praninë e sëmundjeve, standardin e objekteve mjekësore, qasjen në ujë dhe disponueshmërinë e barnave)

– Rreziqet mjedisore (përfshirja e afërsisë me aktivitetin sizmik, frekuenca e stuhive, prania e mjeteve të prodhuara nga njeriu si minat tokësore dhe rreziqet klimatike.

– Rreziqet infrastrukturore (përfshirë sigurinë dhe standardet e rrugëve, ofrimin e shërbimeve të tilla si energjia elektrike, krimi kibernetik dhe siguria dhe standardet e aviacionit.

Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut dolën si destinacionet më të rrezikshme për udhëtarët, me shumë vende në këtë rajon që shfaqen në 10 vendet tona më të rrezikshme, si dhe në ndarjet e kategorisë individuale të rrezikut.

Ky nivel i lartë i rrezikut depërton në të gjithë Afrikën Veriore dhe Qendrore, me sfidat kryesore duke përfshirë rreziqet infrastrukturore, mjedisore dhe mjekësore. Kjo nuk është befasuese duke pasur parasysh kërcënimin rajonal të sëmundjeve të shoqëruar me një qasje përgjithësisht të dobët në institucionet mjekësore dhe medikamentet.

Udhëtarët gjithashtu mund të gjejnë një sfidë për të patur një farë sigurie për shkak të standardeve të sigurisë së aviacionit të dobët dhe zonave të mëdha të rrugëve të mirëmbajtura keq që e bëjnë makinën të vështirë. Ka pasur gjithashtu një rritje të paudhësisë në rajonet e Republikës Demokratike të Kongos dhe fqinjët e saj, të shtyrë nga kriminelët dhe milicitë duke përfituar nga qeveritë e shkëputura.

Në anën tjetër, udhëtarët do ta gjejnë Europën dhe Amerikën e Veriut shumë më të sigurt për të udhëtuar, veçanërisht nëse ju shmangni ngjarjet rajonale klimatike si uraganet apo stuhitë tropikale. Cilësia e infrastrukturës në përgjithësi është shumë më e lartë, qasja në ilaçe, uji etj. është e bollshme dhe përveç protestës ose grevës së rastësishme, vendet në këto rajone përgjithësisht janë shumë të qëndrueshme.

Në një raport të mëparshëm, të publikuar po këtë vit, “Risk Map Report 2019”, i përpiluar nga Fondacioni me po të njëjtin emër me seli në Londër, bën të ditur se Shqipëria konsiderohet një shtet me rreziqe të mesme, sa i përket fushës së sigurisë, me asnjë ndryshim nga raporti i një viti më parë. E njëjta panoramë vlerësimi përfshin edhe vendet e tjera të rajonit, si Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut. Ndërsa Bosnjë – Hercegovina dhe zona veriore e Kosovës, përfshihen në zonën “e verdhë”, të ulët/Monitor

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI