Nën akuzën e posedimit të lëndëve narkotike, një 31-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë greke. Sipas raportimeve të fundit policia i sekuestroi rreth 16 kg kanabis të papërpunuar si dhe rreth 2 kg kanabis të përpunuar. Përveç sasisë së konsiderueshme të drogës që u gjet në banesën ku jetonte, policia gjeti edhe një shumë prej 29,950 eurosh, dy peshore elektronike, tre thika dhe materiale për paketimin e drogës. Shqiptari u arrestua në zonën e Patisias. Policia është në kërkim edhe të një bashkëpunëtori 47-vjeçar.