Një ditë pas protestës së pestë kombëtare, ambasadori britanik, Duncan Norman i ka shkuar Lulzim Bashës në zyrë.
Ende nuk ka detaje për takimin. Ditën e djeshme, ambasada britanike ishte mes përfaqësive të huaja që i bënë thirrje opozitës të distancohet nga dhuna dhe ta parandalojë atë në mënyrë të efektshme.
Protesta e opozitës/ Ambasada britanike: Palët të hyjnë në dialog, dhuna nuk është përgjigje
Reagon edhe ambasada gjermane: Basha dhe Kryemadhi të parandalojnë dhunën
Protesta/ Ambasada italiane apel qytetarëve, thirrje opozitës dhe policisë
Protesta e opozitës, reagim i fortë nga ambasada amerikane: Basha dhe Kryemadhi…
Protesta e djeshme e opozitës ishte më e qetë, ndryshe nga ajo e të shtunës, e cila u shoqërua me përplasje mes policisë dhe protestuesve. Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje njërëzi që palët politike të ulen dhe të gjejnë gjuhën e dialogut. ©Lapsi.al