Gjykata e Tiranës ka liruar ditën e sotme mjekun onkolog Enes Hafizi, i cili para 3 ditësh u arrestua për korrupsion.
Hafizi u filmua nga një kamerë e fshehtë në programin investigativ "Stop" duke marrë nga një vajzë kosovare një zarf me rreth 1 mijë euro, në mënyrë që pacienti, i afërmii vajzës, të bëntë rreze pa u detyruar të qëndrojë në radhë në QSUT.
Gjykata ka marrë vendimin për lirimin e Hafizit pasi ka vlerësuar si të drejta argumentat e avokatit mbrojtës së mjekut onkolog.