Sipas Rudina Hajdarit, kundërshtarët politikë nuk janë armiq dhe sjellja barbare i bën njësoj fajtorë të dyja palët.
Hajdari bën thirrje për shmangien e dhunës në protestën e sotme të thirrur nga opozita.
“Duke marrë parasysh pasojat e dhunës të së shtunës & duke i uruar shërim të shpejtë Sahit Dollapit dhe të gjithë të lënduarve, uroj që të shmangim përplasjen vëllazërore sot. Kundërshtarët politikë nuk janë armiqtë tanë dhe sjellja barbare i bën të baras-fajshme të dyja krahët”, shkruan Hajdari.
Sot opozita do të mbajë protestën e pestë që prej djegies së mandateve. Dyshohet se akselerimi për të mbajtur protestë sot, vetëm dy ditë pas asaj të së shtunës, është motivuar nga dhuna policore e protestës së fundit. Të shtunën policia rrahu agresivisht sekretarin organizativ të PD-së, Sahit Dollapi dhe pamjet bënë xhiron e mediave si një veprim i pashembullt apo edhe tendencioz i autoriteteve.
©Lapsi.al
