Flash

Suedia pritet të rihapë hetimin ndaj Assange për akuzën e përdhunimit

Lapsi.al 13 May 2019
Suedia pritet të rihapë hetimin ndaj Assange për akuzën e

Prokuroria e Suedisë pritet të njoftojë nëse do të rihapë hetimet ndaj ish-gazetarit australian dhe themeluesit të “WikiLeaks”, Julian Assange-t, mbi akuzën për përdhunim, pas kërkesës së avokatit të viktimës së pretenduar.

Akuza për agresion seksual është hedhur poshtë nga Assange, cili i shpëtoi gjykimit falë strehimit në amabasadën ekuadoriane në Londër në vitin 2012. Ish-gazetari po shlyen aktualisht dënimin me 50 javë burg për shkeljen e rregullave të lirimit me kusht në ambasadën e Ekuadorit.

Fill pas arrestimit të tij, Departamenti i Drejtësisë publikoi një akt-akuzë në të cilën ngrihet pretendimi se Assange-i ka komplotuar në vitin 2010 me ish-agjenten e shërbimeve inteligjente amerikane, Chelsea Manning-un, për të arritur deshifrimin e kodit hyrës në rrjetin kompjuterik të Departamentit të Mbrojtjes. Assange-i synonte shkarkimin e të dhënave të klasifikuara për t’i ngarkuar ato më pas në faqen e WikiLeaks-it.

Duke filluar nga viti 2010, WikiLeaks-i shpërndau një video nga sulmi ajror i ndërmarrë prej SHBA-ve mbi Irak, si pasojë e të cilit mbetën të vrarë me qindra civilë të pafajshëm. Vargu i përmbajtjeve sekrete të gjeneruara nga organizata për publikun e gjerë vazhdon me dokumente të ushtrisë amerikane për luftrat e zhvilluara në Irak dhe në Afganistan, me kabllogramët e Departamentit të Shtetit ku diplomatët jepnin vlerësime të drejtpërdrejta për qeveri të caktuara.

Të këshilluara

Tragjedi në Tunizi, mbyten 70 emigrantë

Të paktën 70 migrantë janë mbytur dhe 16 të tjerë kanë shpëtuar pasi një anije është fundosur në ujërat ndërkombëtarë në bregun e Tunizisë, ka njoftuar agjencia...

09:18

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI