Flash

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Media italiane: Rama shpëtoi koncertin e Kanye West, por plasin akuzat

Shpërdorimi i radhës i kryeministrit shqiptar po nxit protesta në rrugë. Një stadium i dedikuar do të ndërtohet për performancën e reperit kontrovers amerikan, gati për t'u çmontuar një ditë pas ngjarjes. Kjo është shumë për të rinjtë që kanë protestuar kundër qeverisë për javë të tëra: "Pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj, spitalet nuk kanë pajisje dhe mjekë, por ai i gjeti paratë në minutën e fundit për një koncert."

22:50

Rrëfimi i gazetarit gjerman: Si më shembi gazi lotsjellës në Tiranë

Lapsi.al 13 May 2019
Rrëfimi i gazetarit gjerman: Si më shembi gazi lotsjellës në

Gjermanët kanë raportuar intensivisht për protestën në Tiranë. Rrjeti më i madh televiziv publik, ARD, ka dërguar një nga gazetarët e tyre më të njohur në Shqipëri. Michael Mandlik, bashkë me kameramanin Daniel Dzyak, kanë përjetuar protestën e 11 majit.

Mandlik thotë se i shpëtuan një katastrofe në Tiranë.

“Fakti që numri i të plagosurve në të dy palët gjatë kësaj mbrëmje mbetet i menaxhueshëm, është më shumë se i pabesueshëm. Për shkak se ky tubim mund të kishte përfunduar shumë mirë në një katastrofë”, - shkruan gazetari.

Ai tregon edhe se çfarë i ndodhi kameramanit të tij gjatë protestës për shkak të gazit lotsjellës.

“Kameramani ynë e njeh këtë melodi prej kohësh. I pajisur me maskë për frymëmarrjen dhe me syze mbrojtëse, ai po bën atë që duhet të bëjë një dëshmitar gjatë kësaj mbrëmje. Gjithmonë në ballë, edhe pse i mbështjellë vazhdimisht me gaz lotsjellës, ai transmeton skena spektakolare këtë mbrëmje për pjesën tjetër të botës përmes Eurovizionit”.

“Mund të them se vetëm për të qindtën e sekondës, siç thotë vetë Danieli, ai i hoqi syzet e sigurisë për t’u ajrosur pasi ishin mbushur me avull dhe nuk mund të shihte më. Pas kësaj ai vetëm ia doli që të tërhiqej në një cep rruge. Disa demonstrues që ishin aty u kujdesën për Danielin, që u shemb në tokë dhe u tmerrua, duke kërkuar menjëherë ndihmë mjekësore. Një kalimtar e filmon të gjithë skenën me celularin e tij”.

“Danieli është normalisht tip i fortë, ka filmuar protesta të shumta. Por edhe pse ai ia del që të ngrihet në këmbë relativisht shpejt, kjo përvojë ishte e re për të. Dy nga demonstruesit, që u kujdesën në mënyrë të veçantë për Danielin, na falenderuan të nesërmen me një vakt në një restorant në qendër të qytetit”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI