Flash

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Media italiane: Rama shpëtoi koncertin e Kanye West, por plasin akuzat

Shpërdorimi i radhës i kryeministrit shqiptar po nxit protesta në rrugë. Një stadium i dedikuar do të ndërtohet për performancën e reperit kontrovers amerikan, gati për t'u çmontuar një ditë pas ngjarjes. Kjo është shumë për të rinjtë që kanë protestuar kundër qeverisë për javë të tëra: "Pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj, spitalet nuk kanë pajisje dhe mjekë, por ai i gjeti paratë në minutën e fundit për një koncert."

22:50

Qeveria i cakton Arta Markut luftën ndaj korrupsionit si objektiv për 2019-ën

Lapsi.al 13 May 2019
Qeveria i cakton Arta Markut luftën ndaj korrupsionit si objektiv për

Në rekomandimet që Këshilli i Ministrave i ka dorëzuar Prokurorisë së Përgjithshme, lufta kundër korrupsionit është prioriteti kryesor për vitin 2019.

Në takimin mes ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, u theksua se proceset hetimore duhet të mbyllen më shpejtë.

“Nevojitet një përpjekje më e madhe nga prokurorët për të mbyllur më shpejt proceset hetimore në mënyrë të pavarur. Vështirësitë që has organi i akuzës janë në një fazë të avancuar. Për vitin në vazhdim, Këshilli i Ministrave ka miratuar rekomandimet për vitin 2019 në luftën kundër kriminalitetit.

Rekomandimet kanë për qëllim parandalimin për luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe respektimin e lirive themelore të të drejtave të njeriut. Prioritet do të jetë vijimi i reformës në drejtësi nëpërmjet reformës ligjore anti-krim që qevera do ndërmarrë nëpërmjet ndërhyrjes në Kodin Penal. Lufta kundër korrupsionit mbetet një sfidë për vitin 2019.

Nga të dhënat për vitin 2018 rezulton se ka një ulje të numrit të personave nën hetim. Ka një numër të vogël të dërgimit për gjykim të çështjeve penale. Për këtë arsye qeveria ka rekomanduar krijimin e një historiku solid për ndjekje penale. Po ashtu për vitin 2018 vihet re se numri i përgjithshëm i veprave të kallëzuara është 46.892, nga të cilat vetëm 109 janë veprat penale”, u shpreh ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Si prioritet i dytë në detyrat e Prokurorisë së Përgjithshme është renditur lufta kundër krimit të organizuar.

Të këshilluara

Vlorë/ Bie pema, zë makinën poshtë

Në Pyllin e Sodës në Vlorë një pemë është rrëzuar sipër një makine. Shoferi i mjetit ka shpëtuar pa lëndime, ndërsa mjeti është dëmtuar pjesërisht. Në vendng...

11:23

346 doktorantë të papunë në Shqipëri

Zgjerimi i sektorëve të ekonomisë që nuk kërkojnë shumë kualifikim, të tillë si fasoni, call center, turizmi etj, po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë punësimin...

09:59

Durrës/ Mjeti digjet në mes të rrugës

Digjet në Durrës një mjet i cili ishte në lëvizje. Ngjarja ka ndodhur pranë urës së Dajlanit, duke shkaktuar panik te drejtuesit e tjerë të mjeteve. Brenda m...

09:09

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove

Artikuj të nënshkruar me emra të trilluar u botuan në disa media gjatë protestave kundër qeverisë, duke promovuar narrativa të ngjashme me ato të mazhorancës dhe duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën editoriale dhe respektimin e standardeve etike të gazetarisë.

14:55

Me sytë katër

PAPARAZZI