Tensionohet situata tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku një numër i madh protestuesish janë mbledhur dhe një pjesë e tyre kanë qëlluar me bomba molotov dhe gurë mbi godinën e institucionit.
Protestuesit vazhdimisht marrin pllaka e gurë nga toka duke thyer xhamat.
Tek Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës ndodhen një numër i madh protestuesish të ndaluar pas protestës së 11 majit.
Thirrjet e protestuesve janë: "Lironi djemtë tanë!" dhe "Rama ik!"
©Lapsi.al