Protestuesit e parë që arritën para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit nga marshimi nga bulevardi 'Dëshmorët e Kombit' kanë hedhur tymuese dhe kapsolla në oborrin e institucionit.
Një numër i vogël efektivësh policie ndodheshin në oborr por më pas u tërhoqën për shkak të situatës së krijuar. Nga ana e policisë nuk ka ende një kundër reagim.
Nën reshje të dendura shiu, protestuesit kanë ndjekur Lulzim Bashën dhe liderët e tjerë të opozitës që kanë shkuar deri tek Brryli dhe më pas janë kthyer për të shkuar tek parlamenti.