Flash

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Media italiane: Rama shpëtoi koncertin e Kanye West, por plasin akuzat

Shpërdorimi i radhës i kryeministrit shqiptar po nxit protesta në rrugë. Një stadium i dedikuar do të ndërtohet për performancën e reperit kontrovers amerikan, gati për t'u çmontuar një ditë pas ngjarjes. Kjo është shumë për të rinjtë që kanë protestuar kundër qeverisë për javë të tëra: "Pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj, spitalet nuk kanë pajisje dhe mjekë, por ai i gjeti paratë në minutën e fundit për një koncert."

22:50

Protesta, reagon zyra qëndrore e OSBE në Vjenë: Të shqetësuar për dhunën dhe kërcënimet ndaj ambasadorit tonë në Tiranë

Lapsi.al 13 May 2019
Protesta, reagon zyra qëndrore e OSBE në Vjenë: Të

Zyra qendrore e OSBE ka bërë një deklaratë për situatën në Shqipëri. Në një deklaratë udhëheqësit e OSBE shprehin shqetësim lidhur me protestat e dhunshme në Shqipëri. Ata bëjnë thirrje për përmbajtje dhe dialog.

Kryetari i OSBE-së në detyrë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Sllovakisë Miroslav Lajçák, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Tomas Greminger, Kryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së (OSBE PA) George Tsereteli dhe Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë parlamentare te OSBE-së Roberto Montella dënuan ashpër përdorimin e dhunës nga protestuesit gjatë fundjavës në kryeqytetin e Shqipërisë, si dhe kërcënimet dhe përpjekjet për intimidim drejtuar Shefit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Ata gjithashtu i bënë thirrje zyrtarëve të zbatimit të ligjit që të tregojnë përmbajtje

Drejtuesit e OSBE theksuan se e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është një parakusht themelor i një shteti demokratik. Por institucionet e forta vendase – përfshirë, në mënyrë kritike, një parlament efektiv – janë gurët e themeli të demokracisë dhe thelbësore për stabilitetin politik dhe sundimin e ligjit. Dhuna dhe frikësimi i zyrtarëve të organizatave ndërkombëtare janë të papranueshëm.

“Trazirat nuk janë zëvendësuese për angazhimin politik demokratik. Ata presin çdo shans për dialog – dhe për këtë arsye çdo shans për të gjetur një bazë të përbashkët. Ne i bëjmë thirrje të gjithë liderëve politikë dhe qytetarëve të Shqipërisë që të tregojnë përgjegjësi, të demonstrojnë në mënyrë paqësore dhe të veprojnë me përmbajtje. OSBE do të vazhdojë të mbështesë procesin demokratik në Shqipëri”, thuhet në njoftim.

Të këshilluara

Protesta, Lulzim Basha: Frika po vdes!

Kreu i opozitës Lulzim Basha tha gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë se vendosmëria për të rrëzuar qeverinë do të vijojë, dhe se protesta nuk bëhet sipas ti...

19:31

Marshimi/ Zbulohet itinerari i protestuesve

Zbulohet rruga që do përshkojnë protestuesit e thirrur sot nga opozita e bashkuar në protestën e pestë kombëtare. Marshimi do të nisë nga sheshi “Skënderbej”...

18:54

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI