Rreth një mijë protestues Beratit janë nisur nga Berati drejt Tiranës, për t’ju bashkuar protestës së opozitës, që do të mbahet përpara Kryeministrisë në orën 18:30.
Protestuesit e Partisë Demokratike të Beratit u nisën me autobusë dhe makina private nga selia në këtë qytet drejt Tiranës, ndërkohë që protestuesit e LSI-së u nisën me makina private nga sheshi qendror i qytetit.
Kryetari i degës së PD-së Berat Gazmend Azizi njoftoi se u nisën drejt protestës së Tiranës rreth 600 protestues, ndërkohë që nga LSI-ja konfirmohet një numër prej rreth 400 protestuesish të nisur në protestën e madhe të opozitës së bashkuar.