Policia ka ndaluar një qytetar, i cili në mënyrë paqësore ka vendosur 3 pankarta dhe një flamur kombëtar për të dhënë mesazhin kundër largimit të shqiptarëve nga vendi prej qeverisë. Qytetari protestues, i veshur me jelek të verdhë, ka vendosur 3 parrulla tek kangjellat me të cilat rrethohet kryeministria.
Në parrulla shkruhet “Ndal gjenocidin dhe shpërnguljen masive të popullsisë”. “Miq perëndimorë, kontribuoni për kombin shqiptar”.
Patrulla e policisë ka shoqëruar qytetarin dhe ka hequr me nervozizëm parrullat.