Flash

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Media italiane: Rama shpëtoi koncertin e Kanye West, por plasin akuzat

Shpërdorimi i radhës i kryeministrit shqiptar po nxit protesta në rrugë. Një stadium i dedikuar do të ndërtohet për performancën e reperit kontrovers amerikan, gati për t'u çmontuar një ditë pas ngjarjes. Kjo është shumë për të rinjtë që kanë protestuar kundër qeverisë për javë të tëra: "Pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj, spitalet nuk kanë pajisje dhe mjekë, por ai i gjeti paratë në minutën e fundit për një koncert."

22:50

Një tjetër kandidat nga listat e PD-së në Tiranë kërkon mandatin e deputetit

Lapsi.al 13 May 2019
Një tjetër kandidat nga listat e PD-së në Tiranë

Një tjetër kandidat nga listat shumëemërore të Partisë Demokratike, është paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të dorëzuar formularin e dekriminalizimit, në kërkim të marrjes së mandatit të deputetit.  Mësohet së bëhet fjalë për Valter Halitin, i cili në zgjedhjet e fundit qendrore të vitit 2017, garonte i renditur si kandidat në listat e PD-së për Qarkun e Tiranës.

Sakaq, javën e kaluar, Selami Jenisheri, kryetari i Partisë së Bashkimit Popullor të Pensionistëve, paraqiti po ashtu në KQZ formularin e dekriminalizimit, duke iu shtuar grupit të ish-aleatëve të kreut të PD-së, Lulzim Basha, që janë bërë pjesë e Kuvendit pas vendimit të opozitës për djegien e mandateve. Ata janë dy kryetarët e Partive të Ballit, Artur Roshi dhe Adriatik Alimadhi, kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, kryetari i Partisë Demokracia e re Europiane, Koçi Tahiri, drejtuesi i Partisë Ora e Shqipërisë, Zef Shtjefni, si edhe Nikolin Staka, lideri i Lëvizjes Demokratike për Ndryshim.

Aktualisht Kuvendi numëron 120 ligjvënës. Pas konfirmimit dhe vlerësimit nga KQZ-ja, Haliti pritet të bëjë betimin procedurial në Parlament.

Të këshilluara

Vlorë, pezullohen lundrimet nga moti i keq

Moti i keq paralizon punën në portin e Vlorës. Për shkak të dallgëzimit 5-6 ballë në gji dhe 7 ballë në det të hapur, lundrimi është pezulluar. Peshkarexhat ...

12:18

Vlorë/ Bie pema, zë makinën poshtë

Në Pyllin e Sodës në Vlorë një pemë është rrëzuar sipër një makine. Shoferi i mjetit ka shpëtuar pa lëndime, ndërsa mjeti është dëmtuar pjesërisht. Në vendng...

11:23

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove

Artikuj të nënshkruar me emra të trilluar u botuan në disa media gjatë protestave kundër qeverisë, duke promovuar narrativa të ngjashme me ato të mazhorancës dhe duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën editoriale dhe respektimin e standardeve etike të gazetarisë.

14:55

Me sytë katër

PAPARAZZI