Flash

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Media italiane: Rama shpëtoi koncertin e Kanye West, por plasin akuzat

Shpërdorimi i radhës i kryeministrit shqiptar po nxit protesta në rrugë. Një stadium i dedikuar do të ndërtohet për performancën e reperit kontrovers amerikan, gati për t'u çmontuar një ditë pas ngjarjes. Kjo është shumë për të rinjtë që kanë protestuar kundër qeverisë për javë të tëra: "Pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj, spitalet nuk kanë pajisje dhe mjekë, por ai i gjeti paratë në minutën e fundit për një koncert."

22:50

Meta hapur kundër Ramës, i shkon në spital Sahit Dollapit

Lapsi.al 13 May 2019
Meta hapur kundër Ramës, i shkon në spital Sahit Dollapit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vizituar në Spitalin e Traumës, Sekretarin Organizativ të Partisë Demokratike Sahit Dollapin. Burime pranë presidencës thanë se Meta u interesua për shëndetin e Dollapit dhe kërkoi impenjimin maksimal të mjekëve për kujdesin ndaj tij.

“Presidenti Meta vizitoi sot në Spitalin e Traumës z.Sahit Dollapi i cili është në gjendje të rëndë pas dhunës së ushtruar ndaj tij nga disa efektivë të Policisë së Shtetit”.

Dollapi u dhunua gjatë protestës të së shtunës. Ai u ndalua fillimisht nga një polic i cili i kërkoi të largohej duke i marrë maskën kundragaz nga dora. Ai tentoi të largohej me vrap por një grup policësh e rrethuan dhe e qëlluan me shkopa gome.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove

Artikuj të nënshkruar me emra të trilluar u botuan në disa media gjatë protestave kundër qeverisë, duke promovuar narrativa të ngjashme me ato të mazhorancës dhe duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën editoriale dhe respektimin e standardeve etike të gazetarisë.

14:55

Me sytë katër

PAPARAZZI