Flash

Ish-ministri britanik i mbrojtjes: Do të dështojnë negociatat për Brexit-in

Lapsi.al 13 May 2019
Ish-ministri britanik i mbrojtjes: Do të dështojnë negociatat

Ish-ministri britanik i mbrojtjes, Gavin Williamson, tha se bisedimet e kryeministres Theresa May me Partinë Laburiste për Brexitin janë një gabim i rëndë. Zonja May po shpreson të arrijë një konsensus me partinë opozitare për marrëveshjen e saj lidhur me largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian pasi plani i saj dështoi tri herë rresht në parlament.

Williamson, i cili ishte shkarkuar për shkak të publikimit të të dhënave lidhur me kompaninë “Huawei”, tha se këto bisedime janë të paracaktuara të dështojnë. Ai shtoi se interesi i vetëm i liderit të opozitës, Jeremy Corbyn, janë zgjedhjet e përgjithshme.

Ish-ministri tha se Corbyn do të bëjë gjithçka që mundet për t’i përçarë, penguar dhe nervozuar konservatorët me shpresë për ta rrëzuar qeverinë.

Të këshilluara

Tragjedi në Tunizi, mbyten 70 emigrantë

Të paktën 70 migrantë janë mbytur dhe 16 të tjerë kanë shpëtuar pasi një anije është fundosur në ujërat ndërkombëtarë në bregun e Tunizisë, ka njoftuar agjencia...

09:18

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI