Flash

Irani paralajmërim SHBA-së për sulm me raketa

Lapsi.al 13 May 2019
Irani paralajmërim SHBA-së për sulm me raketa

Irani ka paralajmëruar se nëse SHBA bën ndonjë lëvizje ushtarake kundër vendit të Lindjes së Mesme, ata do të goditen në “kokë”. Tensionet mes dy vendeve janë rritur dhe një përballje ushtarake në rajon po tremb edhe Izraelin, armik i Teheranit.

Udhëheqësi iranian paralajmëroi Presidentin amerikan, Donald Trump, se flota amerikane e dërguar në Gjirin Persik do të përballet me dhjetëra raketa, nëse bën ndonjë lëvizje, duke ngritur perspektivën e një konfrontimi të drejtpërdrejtë ushtarak. SHBA ka dërguar pranë Gjirit Persik një sistem “Patriot” të mbrojtjes raketore, një luftanije, transportuesit “USS Abraham Lincoln”, si dhe bombardues B-52.

“Nëse ata përpiqen për ndonjë lëvizje, ata do të përballen me dhjetëra raketa sepse në atë rast zyrtarët qeveritarë nuk do të jenë përgjegjës për veprime të kujdesshme, por gjërat do të jenë në duart e liderit tonë të dashur Ayatollah Ali Khamenei”, tha anëtari i Këshillit të Lartë iranian, Ayatollah Tabatabai-Nejad. Ministri izraelit i Energjisë, Yuval Steinitz, paralajmëroi të dielën se ekziston mundësia që Irani të sulmojë qoftë drejtpërdrejt, qoftë nëpërmjet rrugëve anësore Izraelin, në rast se përshkallëzohen tensionet Teheran-Uashington.

SHBA ka rritur presionin ekonomik dhe ushtarak ndaj Iranit për ta detyruar atë të pranojë rinegocimin e marrëveshjes nukleare me fuqitë botërore. “Gjërat po nxehen! Nëse ka një lloj shpërthimi midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, midis Iranit dhe fqinjëve të tij, nuk përjashtoj që ata do të aktivizojnë Hezbollahun dhe xhihadin islamik nga Gaza, apo edhe përpjekjen që të hedhin raketa nga Irani në shtetin e Izraelit”, tha Steinitz.

Ndërkohë, të dielën, Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka pohuar se vendi i tij ndodhet në një presion të paprecedentë ndërkombëtar për shkak të sanksioneve. Administrata Trump shpreson që të detyrojë Iranin të negociojë një marrëveshje të re, e cila nuk do të mbulojë vetëm aktivitetin e tij nuklear, por edhe programin e raketave balistike në Lindjen e Mesme.

Të këshilluara

Tragjedi në Tunizi, mbyten 70 emigrantë

Të paktën 70 migrantë janë mbytur dhe 16 të tjerë kanë shpëtuar pasi një anije është fundosur në ujërat ndërkombëtarë në bregun e Tunizisë, ka njoftuar agjencia...

09:18

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI