Një orë pasi protestuesit marshuan nga bulevardi para kryeministrisë për të shkuar drejt Drejtorisë së Policisë, një projektor i vendosur nga opozita vazhdon të japë mesazhe mbi fasadën e kryeministrisë.
Në një moment, mbi fasadë doli figura e presidentit të shumë-kontestuar venezuelian, Nicolas Maduro, ku fytyra i ishte zëvendësuar me atë të Edi Ramës. Opozita prej muajsh e krahason Ramën me Maduron, duke hequr një paralele mes dy liderëve sa i përket korrupsionit, krimit dhe vjedhjes masive të votave.
Mesazhe të tjera që shkruhen përmes video-projektorit në muret e kryeministrisë janë: “Kundër qeverisë së luksit për vete dhe mjerimit për njerëzit”, “protesto kundër varfërisë dhe papunësisë”.
©LAPSI.AL



