Flash

Dy rrëfime për vrasjen e Ramës. Një nga Bamir Topi, një nga Linda Rama

Lapsi.al 13 May 2019
Dy rrëfime për vrasjen e Ramës. Një nga Bamir Topi, një

Si ka vepruar Edi Rama pas 21 janarit kur si lideri i PS-së mori vesh për fjalët e hapura nga vetë Berisha se ai edhe mund të vritej nëse mësynte edhe njëherë mbi kryeministrinë? Këtë ngjarje e e kanë treguar në mënyra të ndryshme shumë vetë, në formën e saj më arrogante dhe më të pacipë, vetë ish kryeministri, në një formë propagandistike dhe të idealizuar edhe bashkëshortja e Ramës e së fundi, në librin e tij me kujtime edhe ish presidenti Bamir Topi në librin e tij, “Nocturn / Kur arsyeja errësohet nga pushteti”,

Në një kapitull të veçantë që Lapsi e ka lexuar, ai flet për 21 janarin dhe për mënyrën si u menaxhuan ditët pas kësaj ngjarjeje të tensionuar. Ai ka rrëfyer një takim në zyrën e tij kur nxori jashtë edhe sekretaren dhe sy më sy me ish liderin e opozitës i tregoi për raportin e shërbimit sekret se ndaj tij mund të bëhej një atentat. "Tani duhet të ndaj diçka serioze që ka të bëjë me ty. Bahri Shaqiri, në zarn e urgjencës së lartë më kishte informuar se jeta e Edi Ramës rrezikohej seriozisht dhe ndërkohë që po e informoja, fytyra e tij mori një pamje të zbardhur, ku dalloja lehtësisht bulëzat e djersës që i mbulonin ballin" shkruan ish presidenti në kujtimet e tij.

Natyrisht këtu gjithçka duket normale. Eshtë sa njerzore, po aq edhe e pritshme që njeri që dëgjon për herë të parë se mund ta vrasin (aq më tepër që falangat e Berishës sapo kishin dhënë shembull për këtë) të ketë frikë, të humbasë ngjyrën e fytyrës, apo pse jo të bëhet qull në djersë. As nga Edi Rama kërkush nuk mund të kërkonte që të tregohej superhero në ato çaste.

Por e bukura e historisë është se ajo i ngjan një lumi që mbushet nga përenj të shumtë. Në të ka kontribuar edhe bashkëshortja e kreut socialist, Linda Rama, në një dokumentar të vitit 2013 në prag të fushatës elektorale.

Por rëfimi i saj ndryshe nga ai i Topit dominohet nga nota tejet më patetike (shiko videon poshtë). Sipas saj, pasi u njoftua edhe nga shërbimet e huaja për mundësinë e një atentati, Rama i tha Lindës: "Jeta ime nuk ka asnjë farë vlere, para jetëve të atyre që u vranë në 21 janar".

©Lapsi.al

[video width="848" height="400" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/05/WhatsApp-Video-2019-05-13-at-4.58.51-PM-1.mp4"][/video]

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI