Flash

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Media italiane: Rama shpëtoi koncertin e Kanye West, por plasin akuzat

Shpërdorimi i radhës i kryeministrit shqiptar po nxit protesta në rrugë. Një stadium i dedikuar do të ndërtohet për performancën e reperit kontrovers amerikan, gati për t'u çmontuar një ditë pas ngjarjes. Kjo është shumë për të rinjtë që kanë protestuar kundër qeverisë për javë të tëra: "Pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj, spitalet nuk kanë pajisje dhe mjekë, por ai i gjeti paratë në minutën e fundit për një koncert."

22:50

Basha mbyll protestën: S'ka pazar me të keqen, Rama nuk na ndal dot

Lapsi.al 13 May 2019
Basha mbyll protestën: S'ka pazar me të keqen, Rama nuk na ndal

Në përfundim të protestës kryetari i opozitës Lulzim Basha mbajti një fjalim tek selia e PD-së. Ai tha se nuk do të ketë pazar me Edi Ramën dhe se protestat do të vijojnë. Më poshtë pjesë nga fjala e Bashës.

"Evropa nuk e kishte njohur këtë vendosmëri. Për mbi tre orë litarët e shiut e lidhën shpirtin tuaj me shpresën që buron nga zoti, me besimin tek vetvetja dhe tek njëri tjetri. Me bindjen se Shqipëria nuk dot ë kthehet kurrë aty ku ishte 3 muaj më parë. Mirënjohje për të gjithë ju, pjesë e këtij marshimi madhështor proteste. Mirënjohje e veçantë për të gjithë agjëruesit e ramazanit. Zoti iu shpërbleftë këtë sakrificë të dyfishtë.

Sot treguam se nuk ka forcë mbi tokë të na ndalë në kauzën tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk ka forcë të na detyrojë të bëjmë pazare me të keqen. E keqja do të ikë për ti hapur vend Shqipërisë si gjithë Evropa.

Le të jetë e sotmja mesazhi me të cilën do ta vazhdojmë këtë betejë. Të vendosur deri në fund, të fortë kurajoz për betejën tonë për Shqipërinë si gjithë Evropa

Forca jonë është bashkimi, vendosmëria dhe kësaj forcë nuk i bën dot ballë as Edi Rama as banda e tij e inkriminuar. Le të vazhdojmë rrugën që kemi nisur. Misioni ynë është mision brezash. Është mision për të gjithë ata të majtë e të djathtë që e kanë kuptuar se vetëm përmes bashkimit mund ta gjejnë të ardhmen e tyre dhe lirinë e tyre"

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI