Flash

Shkopat e gomës / Si e justifikoi Rama barbarinë ndaj protestuesve

Lapsi.al 12 May 2019
Shkopat e gomës / Si e justifikoi Rama barbarinë ndaj protestuesve

Ndryshe nga dalja publike pas protestës së 16 shkurtit, kryeministri priti 24 orë për të mos u shfaqur para njerëzve me krizmat e azmës dhe marrjet e frymës.

Në konferencën e tij të shtypit të djelën në drekë në selinë e qeverisë, ai arriti të ruajë tonet e qeta, zërin e arsyeshëm dhe mënyrën argumentuese. Por, në thelb të gjitha këto i përdori për të justifikuar skenat barbare të policisë që nuk u denoncuan vetëm nga Zëri i Amerikës , por edhe nga ndonjë diplomat mbështetësi personal i tij.

Duke iu referuar rastit të goditjes së sekretarit organizativ të PD-së Sahit Dollapi (foto poshte), Edi Rama pranoi se ai ishte një “incident”. Përdori gjithashtu edhe togëfjalëshin “veprim i tepërt”. Duket se për ato pamje që e kanë vënë në hall të madh qeverinë, kryeministri është rakorduar edhe me gjeneral Lleshin që të mbajnë të njëjtin qëndrim. Pak më parë edhe ministri i Brendshëm pati deklaruar: "Në rastin e dhunës ndaj një ish-funklsionari publik, që u dokumentua edhe në media, policia mund të kishte bërë më mirë. Forcat policore duhet të duronin edhe pak Mirëpo , mos harrojmë se policia ndodhej gjithmonë nën zjarr e dhunë".

Lexo më tej:

Koment/ Një test për të kuptuar hipokrizinë e Ramës për dhunën

Por, pasi edhe ai pranoi në sipërfaqe gabimin e kësaj dhune barbare, filloi një lum të gjatë justifikimesh. Së pari gabimi dukej i tillë vetëm nga ata që e shihnin qetësisht nga ekrani, dhe jo nga ata policë (vetëm dy prej tyre theksoi kryeministri) që u vunë për shatë orë nën një rebesh dhune psikologjike.

Pastaj Rama kaloi në një argument edhe më të trashë: në çdo vend perendimor ai që do ti ikte policisë me vrap do e pësonte edhe më keq. Por kur policia qënka sjellë më mirë sesa në vendet perendimore, pse goditja e Dollapit paskësh qenë një gabim apo incident?

Dhe në fund, megjithëse Rama u duke se e pranoi atë teprim minimal, ai nuk nguroi të shpallte mirëkuptimin e tij për dy policët vandalë: “Të jesh nën flakë e nën gurë e nën presion shtazarak kur ke veshur një uniformë polici, nuk është gjëja më e kollajshme për të pasur qetësi në çdo moment” u ustifikua ai.

I bindur se ato imazhe dhune shtazarake dhe të panevojshme ndaj një njeriu të pambrojtur dhe të shtrirë për tokë, i kanë nxjerrë kallain edhe kartës së fundit të rilindjes, asaj të të qenit tolerantë, Rama përdori edhe gurin e fundit për të relativizuar ngjarjen: Krahasoni 11 majin me 21 janarin kur “ne nuk gjuajtëm asnjë guriçkë në drejtim të kryeministrisë”.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI