Flash

Rama hidhet në sulm, i kërkon Markut e Donika Prelës që protesta të hetohet nga Krimet e Rënda. Kryeministri e mohon këtë akuzë

Lapsi.al 12 May 2019
Rama hidhet në sulm, i kërkon Markut e Donika Prelës që

Edi Rama u ka kërkuar Arta Markut dhe Donika Prelës që hetimet për dhunën e djeshme në polici t'i kalojë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Kështu bëjnë me dije burime për Lapsi.al. Megjithwse nw konferencwn e tij pwr shtyp, shefi i qeverisw e mohoi njw gjw tw tillw dyshimet janw se pas kësaj lëvizje të Ramës qendron deshira qe të frikësojë opozitën dhe protestuesit. "Biseda ime me kryeprokuroren qe pwr tw ruajtur rendin kushtetues pas ngjarjeve tw fundit", deklaroi Rama.

Kwse çwshtja i kalohet prokurorisw sw udhwhequr nga Prela, 50 të arrestuarit e dhjetëra të tjerët nën hetim, do të duhet të kalojnë në sitën e Krimeve të Rënda, Prokurori e cila heton veprat më të rënda penale, që nga vrasjet e deri tek aktet terroriste.

Makina e Markut është parë të hyjë mëngjesin e sotëm në godinën e kryeministrisë. Fotot e makinës me targë AA747VA që i përket kryeprokurores janë shkrepur rreth orës 9 të mëngjesit te së dielës, vetëm 7 orë pas mbylljes së protestës së mbrëmshme të opozitës së bashkuar, e cila u shoqërua me tension të lartë.

Nga protesta dje numrohen rreth 15 efektivë të dëmtuar dhe të paktën 50 protestues te ndaluar e shoqëruar nga uniformat blu.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI