Flash

Rama fton Bashën për dialog: Nuk ështe vonë të kthehesh nga kjo rrugë

Lapsi.al 12 May 2019
Rama fton Bashën për dialog: Nuk ështe vonë të kthehesh

Nga konferenca me gazetarët në kryeministri, Edi Rama i bëri thirrje Lulzim Bashës të tërhiqet nga kjo rrugë protestash, duke dhënë edhe argumente që sipas tij, delegjitimojnë veprimet e kryetarit të opozitës.

“Miku rrugëhumbur, kujtoje mesazhin që të kam çuar kur i ke hyre kësaj rruge”- u shpreh Rama, i cili shtoi se herët a vonë do ti kërkohet llogari nga ata që e ndjekin për veprimet që Basha po bën.

“Nuk je vonë akoma, të kthehesh nga kjo rrugë, për një arsye të thjeshtë: Me herët se vonë. Pasi llogarinë që ata që të ndjekin, do ta kërkojnë ty. Por, ti nuk je lider. Pasi  tërhoqe partinë nga stacioni i një alternative qeverisëse tek zëri i ngjirur që më thoje: Aman ik”.

Edhe një herë, kryeministri Rama ka rrëfyer se është i gatshëm për dialog.

“Jam i gatshëm për dialog. Fatmirësisht ata që janë me Lulzim Bashën thonë se s’kanë nevojë për karrige. S’kemi pse ulemi, se ata s’duan as pushtet dhe as karrige, se janë njësh me qytetarët. Patjetër flasim e ulemi. Nëse kjo nuk është luftë e ulët për të bërë pazar, atëherë jemi në rregull. Çdo shqetësim ulemi e flasim, ta diskutojmë e negociojmë. Përndryshe, herët se vonë, turpi do i ndjekë pas. Ata që kanë mundësi të kenë ende turp. Se jo të gjithë kanë turp, se kur të heqin vizën të huajt, s’ke turp ti heqësh vizën as Shqipërisë”, u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI